PD proteston në Strasburg, Rama: S’mund të vajtojmë, por të vazhdojmë para drejt BE
Kryeministri Edi Rama, gjatë një konference të përbashkët me Kryetaren e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, theksoi rëndësinë e përmbushjes së detyrave të qarta për të avancuar në procesin e integrimit europian të Shqipërisë.
Ai e cilësoi këtë periudhë si një fillim të ri dhe një mundësi për të arritur në tryezën e Bashkimit Europian me të drejtat e një vendi anëtar.
Rama nënvizoi se përparimi nuk duhet të ndalet, pavarësisht sfidave, duke pasur parasysh edhe në protestat e opozitës në Strasburg, që tregojnë shqetësime për situatën politike në vend.
“Duhen dy për një tango thotë një fjalë. Kështu që nëse nuk ka një dyshe për njëtangka vetëm një muzikë, është muzika e Bashkimit Europian. E shkruar me detyra konkrete, me afate, me monitorim shumë të imtësishëm të këtyre detyrave dhe rezultate konkrete. Do të ishte shumë mirë që të ndodjte ashtu siç është edëshirueshme. Ne nuk mund të qëndrojmë të vajtojmë këtë situatë, por do vazhdojmë përpara, të bëjmë detyrat dhe siç arritëm ta ulim Ushqipërinë në tryezën e negocitava, të arrijmë ta ulim në tyrezën e Bashkimit eruropian me të gjitha detyrat dhe të drejtats i një vend anëtar. Unë jam shumë i bindur që më herët sesa vonë kur ende ne do të jemi rrugës, edhe kjo që ju sollët në vëmendje që BE e pretendon nga çdo vend që futet në shtëpinë e tyre do të ndodhi. Është fillimi i fundit të një historie shumë të gjatë dhe një histori do të fillojë edhe në këtë aspekt”, tha Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
- Rama dhe Von Der Leyen flasin në Konferencën për Shtyp mbi arrestimin e Ilir Metës
- Von Der Leyen nga Tirana: Nisim parafinancimin, Shqipëria do të marrë 920 mln euro
Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet
Rrufeja godet tufën e deleve në Pogradec, ngordhin rreth 10 krerë
Liberia sekuestron rreth katër ton kokainë me vlerë 317 milionë dollarë
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës