PD reagon për artikullin e BBC: Po ripërsëritet një histori që është shqyrtuar

2 Nëntor 2023 | 14:44

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me artikullin e medias BBC, ku përmendet lobimi i kryedemokratit Lulzim Basha në SHBA në vitin 2017,  dhe dyshimet për lidhjet me kompanitë ruse.

Përmes një deklarate për media, Partia Demokratike, mohon të ketë marrë financime nga rusët. Gjithahstu thekson se shkrimi lë jashtë çështjen McGonigal, që sipas saj është përdorur për të goditur kreun e PD.

Partia Demokratike ka publikuar dhe shkresën zyrtare që i ka nisur BBC, ku i është drejtuar duke i thënë se po ripërsëritet një histori që është shqyrtuar dhe verifikuar si e pavërtetë në të kaluarën.

PD shkruan se ish-agjenti në fjalë i FBI-së, McGonigal, është dënuar nga gjykatat amerikane vetëm pak javë më parë.

Sipas PD, McGonigal u përdor nga kryeministri Rama për të ngritur një fushatë shpifjeje kundër Lulzim Bashës përmes akuzave të rreme.

Deklarata e PD:

Në disa media media është publikuar i deformuar sot një shkrim me disa të pavërteta të marra copy-paste nga vala e shpifjeve kundër PD dhe Lulzim Bashës.

Fakti që në shkrim as nuk përmendet korruptimi që Edi Rama i bëri McGonigal për të sulmuar Lulzim Bashën, tregon se kush është i interesuar për riciklimin e kësaj çështje që ka marrë përgjigje si nga institucionet shqiptare të drejtësisë ashtu dhe nga ato të SHBA.

Më poshtë teksti i shkresës zyrtare që PD i ka nisur BBC:

E nderuara Zonjë/Zotëri,

Fatkeqësisht, ju keni publikuar një lajm pa u njohur plotësisht me faktet dhe pa iu drejtuar Partisë Demokratike të Shqipërisë për një përgjigje të duhur.

Ju po ripërsëritni një histori të vjetër që tashmë është shqyrtuar dhe verifikuar si e pavërtetë në të kaluarën. Narrativa e paraqitur është pa asnjë ekuivok e rreme nga fillimi në fund.

Siç është faktuar tashmë, as zoti Basha dhe as Partia Demokratike dhe fushatat e saj nuk kanë marrë ndonjëherë fonde nga Rusia.

Kur kjo histori doli për herë të parë në 2017, zoti Basha dhe Partia Demokratike kërkuan një hetim të plotë dhe bashkëpunuan plotësisht me të gjitha autoritetet hetimore.

Në vitin 2019, gjykatat në Shqipëri e kishin shfajësuar plotësisht zotin Basha dhe Partinë Demokratike, duke e pastruar atë nga çdo lidhje me këtë histori të sajuar.

Për më tepër, që prej asaj kohe ka dalë në dritë se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte lidhje të ngushta me agjentin e atëhershëm të FBI-së, Charles McGonigal. Sipas hetimeve, përfshirë nga Neë York Times, këto lidhje u krijuan kryesisht për të goditur z. Basha, duke u përfshirë në një fushatë shpifjeje kundër tij, pjesë e së cilës ishin edhe këto akuza të rreme. Shih: https://www.nytimes.com/…/fbi-intelligence-charged…

Ish-agjenti në fjalë i FBI-së është dënuar nga gjykatat amerikane vetëm pak javë më parë. Shih: https://euronews.al/…/former-fbi-official-mcgonigal…/

Duke besuar se do ti pasqyroni këto fakte në mënyrën e duhur” –thuhet në njoftim.
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mori me forcë xhiron ditore në një dyqan, arrestohet 37-vjeçari në Durrës (VIDEO)

Një 37-vjeçar është vënë në pranga nga policia në qytetin e Durrësit. Arrestimi i tij ka ardhur pasi ai ka hyrë me forcë në një...
20:50 | 17/07/2026

Dita e 48-të, qytetarët vijojnë protestën para Kryeministrisë

Qytetarë, aktivistë, fëmijë e të moshuar janë mbledhur sërish këtë të premte në ditën e 48-të të protestës, ku si çdo herë, po mbajnë fjalimet...
20:02 | 17/07/2026

Shqipëria, ndër më të prekurat në Europë nga rënia e lindjeve dhe popullsisë

Shqipëria renditet ndër vendet europiane më të prekura nga kriza demografike, ku rënia e lindshmërisë dhe emigrimi i popullsisë në moshë riprodhuese po krijojnë pasoja...
18:44 | 17/07/2026