PD regjistrohet në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit
Partia Demokratike është riregjistruar pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të marrë pjesë në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.
PD ka paraqitur një vërtetim të datës 24 janar 2022 të Gjykatës së Tiranës, ku thuhet se Lulzim Bash është kryetar i saj.
KQZ në vendimin e saj thotë se Basha është personi i vetëm i autorizuar për të paraqitur emrat e kandidatëve të PD në këto zgjedhje.
Më 6 mars do të votohet për kryetar bashkie në gjashtë bashki të vendit; Durrës, Shkodër, Dibër, Vorë, Lushnjë dhe Rrogozhinë.

Vërtetimi që mban datë 24 janar, sipas regjistrit të partive në gjykatë, Lulzim Basha figuron kryetar i Partisë Demokratike.
Aktualisht në PD ka një debat të hapur për çështjen se kush është kryetar i saj, pasi nga një anë mbështetësit e Berishës pretendojnë se partia aktualisht është pa kryetar pasi Basha është i shkarkuar.
Kurse, Basha nga ana tjetër nuk e njeh Kuvendin Kombëtar të thirrur nga Berisha që votoi për shkarkimin e tij.


Tare: S’ka rëndësi nëse ishte Goxhaj apo jo me UÇK
Studiuesi zbulon letrën e arkitetit holandez dërguar Ramës: Ti duhet të jesh mbret i Shqipërisë
Mirela Kumbaro: Llixhat e Bënjës nuk janë tharë, boshatisja e vaskave pjesë e testimeve të projektit
- 15:40 40 mijë kërkesa, shtyhet edhe 10 ditë afati i aplikimeve për subvencionet e fermerëve
- 15:35 Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 1 vit burg për Edison Memollën
- 15:30 Presidenti i Bjellorusisë, Lukashenko niset drejt Moskës, takim me Putinin
- 15:16 Barcelona drejt rritjes së taksës për kroçerat, nga 11 euro në afro 30 euro në ditë
- 14:51 Iranianët në vështirësi për ta siguruar bukën e gojës teksa çmimet vazhdojnë të rriten
- 14:45 Ministrja suedeze merr foshnjen me vete në mbledhjen e qeverisë