PD rikthen fjalimet, gazetari Ardit Hoxha zbardh detaje nga protesta e opozitës

17 Prill 2026 | 18:47

Opozita do të zhvillojë sot protestën e radhës që pritet të nisë rreth orës 19:00 dhe do të zgjasë deri në orën 22:00.

Gazetari Ardit Hoxha raportoi se strukturat e PD janë angazhuar dhe kanë pasur porosi nga drejtuesi Berisha në të 12 qarqet që të ftohën qytetarët të marrin pjesë në protestën e sotme.

Ndryshe nga disa nga protestat e fundit, në këtë protestë do të rikthehen fjalimet në një podium të vendosur para Kryeministrisë ku pritet të flasë jo vetëm kryedemokrati Berisha por edhe folës të tjerë.

“Kjo protestë ka një veçanti në krahasim me protestat e mëparshme të cilat kishin një shpeshtësi më të madhe. Protesta e fundit ishte mbajtur më 22 mars, për protestën e sotme u desh rreth një muaj për t’u organizuar, kjo sepse strukturat e PD janë duke u marrë me procesin e zgjedhjeve në degë dhe kupolën e PD që duhet të mbyllet në muajin maj”, tha gazetari Hoxha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një shpjegim mbi të ashtuquajturën “Paketa e Maleve”, duke iu referuar një analize të bërë nga ChatGPT....
22:30 | 24/07/2026

Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” analizoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të grupit...
22:19 | 24/07/2026

Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari Armir Shkurti shpjegoi rolin dhe funksionimin e Kuvendit Kombëtar të protestës, duke hedhur poshtë akuzat se...
22:06 | 24/07/2026