PD takime me Berlin, zbardhet axhenda e përfaqësuesve të opozitës
Përfaqësues të Partisë Demokratike po zhvillojnë takime në Berlin me institucione kyçe politike gjermane. Delegacioni i opozitës, i përbërë nga Kryetari i Grupit Parlamentar Gazment Bardhi, Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut Jorida Tabaku dhe Nënkryetari i Komisionit të Sigurisë Klevis Balliu, ka nisur që në mëngjes takime.
Takimi i parë është ai me Peter Beyer, drejtues i Grupit për Ballkanin Perëndimor në Bundestag dhe raporter për Shqipërinë, një figurë kyçe në vendimmarrjen gjermane për procesin e zgjerimit të BE-së.
Sipas axhendës së siguruar nga burime zyrtare, takimet e tjera janë të fokusuara në çështje kyçe të procesit të integrimit europian, përfshirë funksionimin e shtetit të së drejtës, luftën kundër korrupsionit dhe garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Axhenda përfshin takime me kryetarin e Komisionit për Europën Anton Hofreiter, kryetarin e Komisionit të Jashtëm Armin Laschet dhe kryetaren e Komisionit për të Drejtat e Njeriut Mechthild Heil.
Gjithashtu priten takime me anëtarin e strukturave për çështjet europiane dhe përfaqësues në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës Knut Abraham, deputetin e Bundestagut Tilman Kuban, zëdhënësin për politikën e jashtme Jurgen Hardt dhe ministrin e Shtetit për Europën në Ministrinë e Jashtme Federale, Gnther Krichbaum.
Një nga objektivat e këtyre takimeve është konsolidimi i saj si një aktor kyç në ndërtimin e një procesi më të besueshëm integrimi, duke sinjalizuar se është e gatshme të udhëheqë këtë proces mbi bazën e standardeve europiane.
Aksidenti në Portin e Durrësit, ndërron jetë në spital 62-vjeçari nga Kosova (EMRI)
GJKKO dënon 6 zyrtarë të Bashkisë Divjakë për shkelje në tendera
Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Fatime Kryemadhit për tërheqjen nga gjykimi i shkurtuar
- 16:31 Aksidenti në Portin e Durrësit, ndërron jetë në spital 62-vjeçari nga Kosova (EMRI)
- 16:24 GJKKO dënon 6 zyrtarë të Bashkisë Divjakë për shkelje në tendera
- 16:19 Ministri Katz: SHBA po bllokon sulmet izraelite ndaj objektivave energjetike iraniane
- 16:18 Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Fatime Kryemadhit për tërheqjen nga gjykimi i shkurtuar
- 16:08 Ceremonia mortore e Lindsey Graham, do të marrin pjesë edhe Netanyahu dhe Zelenskyy
- 16:00 Dyshime për varrezë masive me trupa shqiptarësh në Zubin Potok, nisin gërmimet