PD vendos ta dërgojë zgjedhjen e Endri Shabanit në Gjykatën Kushtetuese

15 Dhjetor 2025 | 17:24

Partia Demokratike ka vendosur t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për të kundërshtuar zgjedhjen e Endri Shabanit në postin e Avokatit të Popullit.

Sipas burimeve brenda PD-së, procesi është i pavlefshëm, pasi 35 firmat e deputetëve që mbështetën kandidaturën e Shabanit janë tërhequr dy ditë pas shpalljes zyrtare të listës së kandidatëve.

Vendimi është marrë në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së që po zhvillohet gjatë këtyre momenteve në selinë e PD-së.

Megjithatë, kjo tërheqje nuk u mor parasysh as nga Komisioni i Ligjeve dhe as nga Kuvendi.

Pavarësisht kundërshtimeve të opozitës, Endri Shabani u zgjodh Avokat i Popullit me 85 vota pro në Kuvend, në një seancë plenare që u bojkotua nga opozita.

lajmi ne perditesim

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026