PDK mbyll fushatën zgjedhore në Prishtinë, Krasniqi: Dilni votoni për ndryshim
Partia Demokratike e Kosovës, PDK mbrëmjen e kësaj të premte ka zhvilluar një tubim përmbyllës të fushatës zgjedhore në Prishtinë ndërsa të dielën e 12 tetorit qytetarët e Kosovës do të shkojnë drejt kutive të votimit. Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi gjatë fjalës së tij në tubim u shpreh se qytetarët janë lidhur nga ankesat ndërsa thekoi se është koha e kandidatit për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili. Sipas tij Ismaili ka programin konkret përmes së cilës do të arrijë të krijojë një Prishtinë më të mirë.
“Qytetarët e Prishtinës janë lodhur nga ankesat dhe lufta politike që e ka mbajtur peng qytetin tonë, Urani me të drejtë thotë është koha për Prishtinën, e unë them është koha për Uranin…Uran Ismaili e do Prishtinën me zemër, e ka dashur gjithmonë, si nxënës, tifoz i flakët i Plisave, si asamblist, si deputet dhe si ministër dhe e do edhe më shumë sot si baba i dy fëmijëve të mrekullueshëm.
Përveç familjes së tij, Uran Isamili përnjëmend jeton edhe për Prishtinën. Nuk do të ketë pengesë që do ta ndalë Uran Ismailin që ta bëjë Prishtinë më mirë se sot…Jepjani një shans Uran Ismaili, sepse po ia jepni një shans Prishtinës për ndryshim për të jetuar më mirë në kryeqytetin tonë dhe të dielën, dilni dhe votoni për ndryshim”, tha Krasniqi.
Fjalën e tij në tubim e ka mbajtur edhe Ismaili. Ai shpalosi planin e tij teksa theksoi se pas marrjes së mandatit ai do të hapë sheshin “Xhorxh Bush”, do të vendosë në qarkullim 100 autobusëve të rinj dhe do të inevestojë në infrastrukturë.
“Këto janë zgjedhjet më të rëndësishme që ka pasur Prishtina në këta 25 vjet, sepse pas ngecjes më madhe me dekada dhe pas këtij kaosi që po jetojmë, ne më 12 tetor do të vendosim për të ardhmen tonë, do të vendosim a do të mbetet Prishtina qytet i kaosit, i premtimeve të parealizuara, apo do të jetë qytet i pastër i ndriçuar dhe me gjallëri, dhe që funksionon për secilin prej nesh…
Nuk dua të shoh një Prishtinë si sot, të harruar për katër vjet nga një kryetar, i cili e la në terr e mbeturina. E vërteta është e pamohueshme në Prishtinë – Përparim Rama nuk na ka sjellë transformimin që ka premtuar, ka dështuar të përmirësojë jetën tonë të përditshme dhe të menaxhojë problemet ditore të kryeqytetit. Këtë e thotë gjendja e secilës lagje të Prishtinës – katër vjet pa realizuar asnjë projekt madhor që ka premtuar”, u shpreh ai.
KQZ certifikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit në Kosovë
Gjykata Supreme rrëzon ankesat, hapet rruga për certifikimin e zgjedhjeve në Kosovë
Ankesa të reja në Gjykatën Supreme kundër rezultatit të zgjedhjeve në Kosovë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë