PDK nis festën në Mitrovicë dhe Skënderaj, VV dhe LDK festojnë në Gjilan

17 Tetor 2021 | 21:30

Pas nisjes së numërimit të votave në Kosovë, në disa nga qytetet kryesore partitë kanë nisur festën, pa u shpallur ende rezultati përfundimtar i zgjedhjeve.

Para selisë PDK-së në Mitrovicë, por edhe në rrugët e qytetit, përkrahësit e PDK-së kanë filluar të festojnë fitoren e pretenduar të kandidatit për kryetar komune, Bedri Hamza. Nga votat e numëruara deri më tani në Komunën e Mitrovicës, PDK kryeson.

Në Gjilan po festojnë njëkohësisht përkrahës të dy partive, VV-së dhe LDK-së.

Përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje si dhe simpatizantë të kësaj partie janë mbledhur në zyrat e VV-së në këtë qytet ku edhe po festojnë. Në të njëjtën kohë, me dhjetëra simpatizantë të LDK-së janë mbledhur para selisë së kësaj partie në Gjilan, ku edhe ata po festojnë.

Nga votat e numëruara deri më tani në Gjilan, kryeson VV me kandidatin Alban Hyseni, i ndjekur nga Lufti Haziri i LDK-së, me një diferencë të vogël.

Ndërsa në Skënderaj, PDK-ja ka nisur festën pasi kandidati i saj Fadil Nura shpalli fitoren, duke u nisur nga fakti që ka 61,24% të votave të numëruara deri më tani.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

KQZ certifikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë mbajti mbledhjen e 73-të në këtë vit të kryesuar nga kryesuesi, Kreshnik Radoniçi. Në këtë mbledhje, KQZ mori vendim...
12:08 | 08/07/2026

Gjykata Supreme rrëzon ankesat, hapet rruga për certifikimin e zgjedhjeve në Kosovë

Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar si të pabazuara pesë ankesat e paraqitura kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), duke i...
16:13 | 07/07/2026

Ankesa të reja në Gjykatën Supreme kundër rezultatit të zgjedhjeve në Kosovë

Të tjera ankesa janë dërguar pak para afatit të fundit kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve në...
15:29 | 03/07/2026