PE i kërkon BE-së të nisë negociatat me Shqipërinë dhe RMV në qershor

18 Maj 2022 | 18:28

Grupimi i socialistëve dhe demokratëve në Parlamentin Europian i bën thirrje BE-së të nisë negocimin me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për anëtarësim.

Në samitin e qershorit duhet të ketë përparim, thuhet në deklaratën e grupimit, ku citohen raportuesit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e veriut në parlament, Izabel Santos dhe Tonino Pecula.

Parlamenti Europian do të votojë të enjten 2 rezoluta ku do t’i bëhet thirrje vendeve anëtare që të fillojnë menjëherë negociatat me 2 vendet që i kanë përmbushur të gjitha kushtet prej kohësh.

“Sidomos me pushtimin rus të Ukrainës, zgjerimi e prania e BE-së në Ballkan mbetet më i rëndësishëm se kurrë”, thuhet në deklaratën ku përmendet dhe ndërhyrja e vendeve të treta armiqësore.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Stuhitë godasin Ballkanin, miliona euro dëme në bujqësi, mbi 100 automjete të dëmtuara në Shkup

Stuhitë e forta që përfshinë Ballkanin gjatë natës shkaktuan dëme të shumta në disa vende të rajonit, duke prekur bujqësinë, infrastrukturën dhe dhjetëra automjete. Në...
18:16 | 22/07/2026

Pak pasi foli për CNN, gjendet i vdekur agjenti i modeleve i lidhur me Epstein

Daniel Siad, një agjent francez i modeleve, i cili për më shumë se një dekadë dyshohet se organizonte takime mes grave të reja në industrinë...
15:15 | 22/07/2026

Misioni detar i BE: Anijet e lidhura me Izraelin, SHBA-në dhe Arabinë Saudite të shmangin kalimin në Detin e Kuq 

Misioni detar i Bashkimit Evropian, ASPIDES këtë të mërkurë ka bërë thirrje që anijet detare të lidhura me Izraelin, Shtetet e Bashkuara ose Arabinë Saudite...
13:59 | 22/07/2026