Pedagogu rendit arsyet se përse Shqipëria humb pikë në lirinë e medias
Pedagogu i gazetarisë Zylyftar Bregu tha se rëniet e Shqipërisë në raportet për lirinë e medias janë të pritshme.
“Situata e medias në Shqipëri është përkeqësuar, por kur ky besim, ky thashethem, kjo bindje e jona certifikohet nga organizatat ndërkombëtare trishtimi dhe dhimbja bëhet më e madhe,” – u shpreh Bregu.
Sipas pedagogut arsyet për këtë janë të shumta. Gjobëvëniet, presioni që i ushtrohet gazetarëve nga grupet kriminale, lidhjet e pronarëve të medias me politikën janë disa nga argumentet që shpjegojnë se “përse jemi në këtë derexhe”.
Ndërkohë, Xhemajl Rexha, kreu i asosacionit të gazetarëve në Kosovë tregoi se situata atje prej disa vitesh tanimë është më e mirë se në Shqipëri, Serbi apo vende të tjera të rajonit.
Sidoqoftë raporti i Reporterëve pa Kufij, jo domosdoshmërisht reflekton situatën në terren.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve
- 14:09 Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
- 13:56 Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë
- 13:37 U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet
- 13:26 Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 13:24 Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare