Pedagogu Resul Sinani tregon kush do të garojë për të marrë kreun e PDK-së
Gjatë intervistës në Balkan Talks dy analistët Resul Sinani dhe Muhamet Hajrullahu u ndalën te pozicioni i presidentit dhe te mënyra se si do veprojë LDK-ja pas largimit të Isa Mustafës, duke treguar dhe dy pretendetët për kreun e partisë.
“E para, do krijohet qeveria me 61 apo më shumë vota. Por nuk do ndodhë kështu me presidentin, pasi do shtohet presioni te partitë shqiptare për të mbështetur kandidaturën, të cilët duhet të jenë të pranishëm aty”, – shprehet gazetari Hajrullahu.
Pedagogu i komunikimit, Sinani mendon se LDK-ja dhe PDK-ja duhet të jenë në sallë për të votuar znj. Osmani.
“PDK dhe LDK-ja nuk kanë arsye të kundërshtojnë znj. Osmani të zgjidhet presidente, ndërsa AAK-ja mund të mos jetë dakord për të, se kanë pasur Haradinajn për president. Vota e tyre do ishte dhe një maturi politike, kështu çështja e presidentit mos të jetë pazar”, – shprehet pedagogu.
Dy analistët ndalen edhe të LDK-ja, ku sipas z. Sinani gara për të marrë pozicionin e kreut të PDK-së do jetë mes Lutfi Hazirit dhe Lumri Abdixhikut.
Për gazetarin Hajrullahu, largimi i Mustafës ishte i vonshëm.
“Dorëheqja e Mustafës është e vonshme dhe jo e mjaftueshme. Njerëzit e tij larguan Vetëvendosjen dhe kjo i prishi punë atyre, pasi populli ua ktheu me votë atë që bëri”, – thotë Muhamet Hajrullahu.
Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore
Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO
Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve