Pegmarrje dhe trafik kokaine, ekstradohen në Itali 2 persona me precedentë penal
19 Shkurt 2024 |
11:58
Dy persona me precedentë të rëndë kriminal janë ekstraduar nga Shqipëria në drejtim të Italisë, pas bashkëpunimit mes autoriteteve ligjzbatuese të dy vendeve.
Shtetasi A. S. alias P. S., 40 vjeç, është ekstraduar për shkak se gjykata e Triestes i ka caktuar masën e sigurisë Arrest me burg për pengmarrje dhe trafik të lëndëve narkotike.
Sakaq personi i dytë i ekstraduar është shtetasi . A. A. alias A. L., 56 vjeç, pasi është nën hetim si drejtuesi i një grupi që trafikonte kokainë në disa vende të BE-së.
NJOFTIMI I POLICISË:
Në vijim, u ekstraduan nga Shqipëria në Itali, shtetasit:
- A. S. alias P. S., 40 vjeç, të cilit Gjykata e Apelit e Triestes i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në kuadrin e organizatës kriminale, si dhe “Pengmarrja”. Gjatë periudhës 2022-2023, organizata kriminale ku bënte pjesë 40-vjeçari, dyshohet se ka trafikuar rreth 100 kg lëndë narkotike kokainë, nga Ekuadori, me qellim shitjen në Itali. Gjithashtu, nga hetimet dyshohet se për shkak se kësaj organizate i ishte vjedhur një sasi lënde narkotike kokainë, 40-vjeçari në bashkëpunim me të tjerë, kanë marrë peng një shtetas, duke e kërcënuar me armë, për t’iu dhënë informacion mbi vjedhjen e lëndës narkotike;
- A. A. alias A. L., 56 vjeç, të cilit Gjykata e Leçes i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në kuadrin e grupit kriminal. Gjatë periudhës 2018-2019, ka drejtuar një grup kriminal që trafikonte lëndë narkotike kokainë, nga Holanda në Itali dhe nga Shqipëria në Itali.
LEXONI GJITHASHTU:
- I akuzuar për vrasje, Kep Arapi kërkon zbutjen e masës së sigurisë. Vendimi i GJKKO
- GJKKO rrëzon Lulzim Berishën, dosja për vrasjen e Vajdim Lamajt kthehet në SPAK
Lajme të Sugjeruara
Amnistia Penale, 72 të dënuar lirohen sot nga burgu i Drenovës dhe Pojskës
Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
- 08:14 Amnistia Penale, 72 të dënuar lirohen sot nga burgu i Drenovës dhe Pojskës
- 08:13 “Sulmet do të vazhdojnë”, ndërsa përplasja për Hormuzin intensifikohet
- 08:10 Mbappe nuk arrin finalen e Kupës së Botës, por mbetet në garën e “Këpucës së Artë”
- 07:59 OKB: Qershori shënon muajin më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga prilli i vitit 2022
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë