Pelegrinazh në Teqenë e Shenjtë të Turballi Sulltanit, mblidhen në Larisa të Greqisë besimtarët

3 Maj 2026 | 17:01

E shndërruar në një traditë disavjeçare, pelegrinazhi i Teqesë së Shenjtë Bektashiane të Turballi Sulltanit mblodhi në Larisa të Greqisë besimtarë nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Hungaria, Turqia dhe vetë Greqia. Besimtarët, edhe pse në kushte jo të favorshme moti, u lutën në këtë vend të shenjtë.

Pas respektimit të himneve kombëtare të Greqisë, Shqipërisë dhe atij Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj, e vlerësoi këtë tempull si një urë lidhëse midis besimeve dhe popujve.

Kryegjyshi Botëror vlerësoi gjithashtu kontributin e shqiptarëve në ruajtjen e identitetit kombëtar.

Ai shprehu besimin se, nëpërmjet mirëkuptimit, bashkëpunimit dhe rrugëve ligjore, do të mundësohet afirmimi i plotë i identitetit të kësaj teqeje si pjesë e trashëgimisë së Selisë së Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane.

Në përfundim të ceremonisë nuk mungoi lutja për paqe, dashuri dhe vëllazëri mes njerëzve, duke përçuar një mesazh shprese për shoqërinë e sotme njerëzore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Temperaturat e larta, zjarrfikësit freskojnë rrugët dhe hapësirat publike në Elbasan (VIDEO)

Teksa termometri ka shënuar 40 gradë Celsius, ekipet e shërbimit zjarrfikës në Elbasan kanë ndërmarrë një aksion në të gjithë qytetin për të lehtësuar ndikimin...
15:15 | 16/07/2026

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026

“Smart City”, Rama: Projekti nuk ndalet më, do të shtrihet në të gjithë territorin

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm këtë të enjte në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të projektit “Smart City”, ku deklaroi se siguria publike në...
14:31 | 16/07/2026