Peleshi në krye të Kuvendit: Përgjegjësi e madhe, institucioni duhet modernizuar

11 Shtator 2025 | 14:05

Niku Peleshi u propozua si kryetar Kuvendi nga kryeministri Edi Rama në Asamblenë e PS të mbajtur sot në Pallatin e Kongreseve.

Në një prononcim për mediat pas mbylljes së Asamblesë, Peleshi e cilësoi përgjegjësi shumë të madhe detyrën e caktua nisur dhe nga momenti historik ku ndodhet vendi në rrugëtimin evropian.

“Ishte një vlerësim shumë i madh edhe mbi të gjitha përgjegjësi, duke pasur parasysh që jemi në një segment historik të rrugëtimit të Shqipërisë në BE ku parlamenti duhet të disa fishojë punën e vet. Mund të them vetëm që koha e kërkon të ecim shumë më shpejt, dhe ritmit të qeverisë duhet t’i përgjigjet edhe një ritëm i shtuar i Kuvendit, siç po modernizohet jeta, edhe institucioni i kuvendit duhet të modernizohen. Do jap maksimumin e gjithë eksperiencës sime që çdo opozitë konstruktive të bëhet pjesë e këtij rrugëtimi, do bëj gjithçka që opozita të mos ketë asnjë pengesë institucionale”, tha Peleshi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Insektet po dëmtojnë të mbjellat, nis spërkatja me dron për të “shpëtuar” punën e fermerëve në Maliq

nis spërkatja me dron për të “shpëtuar” punën e fermerëve në Maliq Ka nisur ndërhyrja për luftimin e rrënjëngrënësit të misrit i njohur si ‘Diabrotica...
11:18 | 18/07/2026

Mbi 40 gradë celsius, korriku mbyllet me ditë të nxehta e temperatura ekstreme

Meteorologu Hakil Osmani në një lidhje live për Euronews Albania ka dhënë jep një pasqyrë të detajuar të situatës së motit dhe temperaturave ekstreme që...
11:05 | 18/07/2026

Shisnin veshje dhe aksesorë të markave luksoze të kontrabanduara, procedohen 9 administratorë në Tiranë

Nëntë persona janë proceduar penalisht nga policia në Tiranë gjatë një operacioni të quajtur “Illegal trade”. Të proceduarit mësohet se janë administrator ose përfaqësues të...
10:35 | 18/07/2026