Rama kërkon hapjen e PS drejt demokratëve: S’na duhet më vota e tyre, por energjia
Kryeministri Edi Rama bëri thirrje për hapjen e Partisë Socialiste edhe drejt simpatizantëve dhe votuesve të Partisë Demokratike.
Gjatë fjalës së mbajtur në Asamblenë e PS, Rama tha se Partia Socialiste duhet të bëjë një hapje kapilare në të gjithë territorin drejt demokratëve. Ai shtoi se ky ndryshim nuk bëhet për vota, por për misionin e anëtarësimit në BE.
“Duhet të grihemi mbi vetveten dhe ta ngrejmë PS-në në nivelin e sfidës së një hapjeje kapilare ndaj njerëzve jashtë rrethit të familjes sonë të madhe. Ky është misioni ynë. Duke filluar nga demokratët, komuniteti i demokratëve në çdo territor, ku ka më shumë se asnjëherë njerëz që duan të na bashkohen. Ne sa i kemi fituar zgjedhjet dhe nuk na duhet më vota e tyre për të fituar, por dëshira dhe energjia e tyre për të punuar, dhe për të dhënë përmes punës së tyre një kontribut sado të vogël, dhe duke mbajtur ndershmërisht në punë veten dhe duke ushqyer familjen e tyre, në këtë kalim historik na duhet që çka me atë punë dhe ne do ta ndjejmë dobinë e kësaj hapjeje,” tha Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
- Rama cakton Taulant Ballën si drejtues të grupit parlamentar të Partisë Socialiste
- Rama apel deputetëve të rinj: Nëse doni të qëndroni më shumë se një mandat…
- Edi Rama propozon Ogerta Manastirliun kandidate për bashkinë e Tiranës
Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona