Edi Rama propozon Ogerta Manastirliun kandidate për bashkinë e Tiranës

11 Shtator 2025 | 11:23

Kryeministri Edi Rama në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste ka propozuar zyrtarisht Ogerta Manastirliun si kandidate për kryetare të Bashkisë së Tiranës.

Rama theksoi se pas shtatë muajsh, kryeqyteti vazhdon të jetë pa kryetar bashkie, duke e cilësuar këtë situatë si emergjencë për Tiranën. Ai tha se kandidati i mëparshëm është përballur me një proces të gjatë gjyqësor dhe shkelje të rënda të ligjit, përfshirë publikimin e bisedave private nga burgu, që sipas tij, nuk ndodhin në asnjë vend demokratik.

“Atij i është mohuar liria. I është bërë një gjyq i gjatë në tezgat mediatik. Madje, në shkelje të ligjit, janë nxjerrë nga brenda edhe biseda me familjarët nga telefoni i burgut—një praktikë që nuk ndodh në asnjë vend demokratik. Kjo është shkelja më flagrante, më brutale dhe më e hapur, si dhe një shpërdorim detyre nga ata që mbajnë në kontroll materialet hetimore. Asnjë zëvendësues pa vota i kryetarit të bashkisë nuk ka forcën e brendshme për të udhëhequr bashkinë e Tiranës. Tirana ka nevojë për punë të mëdha.

Sot duhet të marrim një vendim politik për t’i hapur rrugë zgjedhjeve për kryetar bashkie në Tiranë, dhe këshilltarët duhet të vënë në dispozicion shkarkimin e kryetarit të bashkisë. Nuk është një propozim që bëj me zemër të lehtë. Tirana nuk mund të vazhdojë të qëndrojë si një trup pa kokë.

Të dashurit e mi, kam shumë besim dhe për shumë arsye, sepse të gjithë e njohim dhe e çmojmë me respekt të madh për profesionalizmin e spikatur, përkushtimin e veçantë dhe kujdesin ndaj bashkëpunëtorëve, se Ogerta Manastirliu është njeriu që i duhet sot Tiranës. Ogerta është forca e qetë e Tiranës.”-tha Rama

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Plagosja në Poliklinikën e Shkodrës, vëllai i 32-vjeçarit tentoi të vriste autorin e dyshuar, arrestohet nga policia

Konflikti i nisur në ambientet e Poliklinikës së Shkodrës rrezikoi të përshkallëzohej në një tjetër ngjarje të rëndë. Pas plagosjes me thikë të 32-vjeçarit Vildan...
13:16 | 16/07/2026

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka uruar drejtuesit e rinj të zgjedhur në strukturat drejtuese të PD-së, duke theksuar se procesi u bazua te...
13:10 | 16/07/2026

Vdekja e 7-vjeçarit në Elbasan, Apeli konfirmon masën “arrest me burg” për Petri Bozon

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka rrëzuar ankimin e regjisorit Petri Bozo, i cili kërkonte një masë më të butë sigurie në lidhje...
13:05 | 16/07/2026