Rama cakton Taulant Ballën si drejtues të grupit parlamentar të Partisë Socialiste

11 Shtator 2025 | 12:10

Kryeministri Edi Rama ka emëruar Taulant Ballën si kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

Kujtojmë se detyrën e kreut të grupit parlamentar deri më tani e mbante Niko Peleshi, i cili u emërua nga Rama si Kryetari i ri i Kuvendit. Sakaq deputetja e Durrësit, Klodjana Spahiu, u emërua nënkryetare e Parlamentit.

Ndërkohë, Taulant Balla, mbante detyrën e Ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin. Ai tashmë do të rikthehet sërish në drejtimin e grupit parlamentar.

Rama e cilësoi Ballën si njeriun me eksperiencën e duhur për të drejtuar grupin e 83 deputetëve socialistë, prej të cilëve, 53 janë për herë të parë në parlament.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026