Rama apel deputetëve të rinj: Nëse doni të qëndroni më shumë se një mandat…

11 Shtator 2025 | 11:39

Kryeministri Edi Rama nga Asambleja e Partisë Socialiste që po mbahet në Pallatin e Kongreseve iu bëri apel deputetëve të rinj, të cilët siç tha janë më të shumë të numër se sa gjithë deputetët e PD së bashku që të ruhen nga zakonet e të vjetërve nëse duan të qëndrojnë më shumë se 1 mandat.

Rama theksoi se në mandatin e katërt dhe me numrin e madh të deputetëve që PS mori nga shqitarët në 11 maj, PS duhet të punojë po aq fuqishëm sikur të ishte në mandatin e parë.

“Duhet të prodhojmë një fuqi për Shqipërinë si të ishim në mandatin e parë, na duhet të sjellim në mandatin e katërt një forcë dhe aftësi si të ishte i pari. Nuk na mjafton një qeveri e re, na duhet një qasje e re ndaj problemeve të vjetra, një vëllazëri politike që funksion me disiplinën e një skuadre kampione. Ata që vijnë këtu për herë të parë dhe sapo na janë bashkuar në grupin e ri parlamentar, u them se zgjedhja juaj është e thjeshtë; doni të rrini vërdallë 4 vjet apo doni të zgjatet përtej një mandati. Nëse doni këtë të dytën duhet të ruheni nga tabiate e vjetra që do gjeni këtu, të shkoni te mandati, të jeni ju të parët kudo që është detyra dhe të gjithë bashkë…53 nga 83 anëtarët e grupit tonë futen për herë të parë në Kuvend. Ne kemi më shumë deputetë dhe deputete të reja që futen për herë të parë sa çka deputetë trupa madhështore e humbësve fitimtarë të 11 majit. Të rinjtë e të rejat duhet të vazhdojnë të përgatiten me të njëjtin seriozisht gjatë akademisë politike, ndërsa ne do ti ndihmojmë të përshtaten”, tha Rama.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)

Një rast i trafikimit të armëve është goditur nga Policia e Shtetit në Sarandë, në kuadër të operacionit të koduar “Mekanizmi”. Si rezultat i operacionit...
10:55 | 16/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, Balla nga Kuvendi: E papërgjegjshme dhe indinjuese

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, gjatë një debati me deputetin Redi Muçi, i cili e pyeti pse nuk kishte mbajtur një...
10:37 | 16/07/2026

Marrëveshja për Shqipërinë e re, Spiropali dorëzon mocion me debat në asamblenë e PS

Elisa Spiropali ka njoftuar se ka dorëzuar zyrtarisht në Asamblenë e Përgjithshme të Partisë Socialiste mocionin për hapjen e një debati mbi “Marrëveshjen për Shqipërinë...
10:33 | 16/07/2026