Pensilvani, rrëzohet një avion me 6 persona në bord

1 Shkurt 2025 | 07:54

Një avion transporti u rrëzua në Filadelfia të premten rreth 30 sekonda pasi u ngrit, duke dëmtuar disa shtëpi në një kryqëzim të ngarkuar të qytetit. Gjashtë persona ishin në bordin e avionit, tha Administrata Federale e Aviacionit. Rrëzimi i avionit tronditi banorët dhe ndodhi dy ditë pas përplasjes së një helikopteri ushtarak me një avion civil në Uashington.

“Gjithçka që dëgjuam ishte një zhurmë e fortë dhe nuk e dinim nga po vinte. Pas pak pamë shtëllungën e madhe të tymit”, tha Jim Quinn, banor i një lagjeje të qytetit afër zonës ky ndodhi aksidenti.

Shpërthimi ndodhi më pak se 4.8 kilometra nga aeroporti verilindor i Filadelfias, i cili shërben kryesisht për avionët e biznesit dhe fluturimet çarter.

Avioni “Learjet 55” u zhduk nga radarët pak kohë pas ngritjes nga aeroporti në orën 18:06 dhe pasi arriti në një lartësi prej 487 metrash. Avioni po udhëtonte drejt qytetit të Springfildit në Mizuri dhe ishte i regjistruar në pronësi të kompanisë “Med Jets”, sipas faqes së internetit “Flight Aware”, që merret me gjurmimin e fluturimeve.

Përplasja vjen dy ditë pas katastrofës më vdekjeprurëse të aviacionit në vend në pothuajse 25 vjet. Një avion i kompanisë “American Airlines” me 60 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit u përplas në ajër të mërkurën mbrëma në Uashington me një helikopter të ushtrisë amerikane me tre ushtarë në bord. Nuk kishte asnjë të mbijetuar nga ky aksident.

Guvernatori i Pensilvanisë, Josh Shapiro tha se ai ka ofruar të gjitha “burimet e shtetit për të reaguar ndaj aksidentit në Filadelfia”.

NEW: Dashcam video shows the plane crash in Philadelphia.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E njohur për rolin e saj në “Home Alone”, ndërron jetë në moshën 81-vjeçare aktorja Brenda Fricker

Aktorja irlandeze Brenda Fricker ka ndërruar jetë në moshën 81 vjeç. Fricker fitoi çmimin Oscar për aktoren më të mirë mbështetëse në vitin 1990 për...
16:13 | 17/07/2026

Çfarë është ciklosporiaza, sëmundja që ka shpërthyer në SHBA

Rastet e ciklosporiazës janë rritur ndjeshëm në të gjithë Shtetet e Bashkuara ditët e fundit, me një shpërthim prej gati 1,000 rastesh të raportuara në Michigan....
16:07 | 17/07/2026

U zhduk në Ngushticën e Hormuzit, 30-vjeçari indian konfirmohet i vdekur

Një detar indian i cili u zhduk pas një sulmi ndaj anijes së tij të dielën është konfirmuar i vdekur, tha në një deklaratë Unioni...
15:57 | 17/07/2026