Pensionet e ulëta, 15-17 mijë lekë në muaj janë të pamjaftueshme

23 Shtator 2021 | 16:35

Nga data 1 prill, pensionet janë kompensuar me 2.7%, përfshirë atë bazë, social, të pleqërisë dhe të gjithë pagesat që marrin personat me status të veçantë.

Mbi 680 mijë persona përfitojnë një rritje me 390 lekë në muaj pensionin minimal dhe me 780 lekë pensionin maksimal.

Sot një pensionist merr mesatarisht 15 mijë lekë në muaj. Ata thonë se kaq para nuk u mjaftojnë as për nevojat më bazike.

“Ku dalin 150 mijë. Presim pensionin tjetër”, shprehet një i moshuar.

Disa prej tyre ironizojnë me rritjen duke thënë se tani u teprojnë të japin dhe hua.

“Aq shumë sa është rritur pensioni, saqë vijnë njerëz i japim lekë, i themi na se kemi shumë, na kanë kënaqur”, thotë një pensionist.

Një i moshuar thotë se vetëm për ilaçe shpenzon 10 mijë lekë, pa llogaritur faturat e energjisë elektrike dhe ujin apo ushqimet.

“Po të bësh llogari të gjithë këto të paktën vejnë 30-40 mijë lekë”, thotë i moshuari.

Shumë prej të moshuarve shprehen se u vijnë në ndihmë fëmijët për të përballuar shpenzimet.

“Mua më mban djali, se unë marr ilaçe”, thotë një grua e moshuar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar

Protesta kundër projektit në Zvërnec vijoi edhe këtë të martë, duke shënuar ditën e tretë radhazi të kundërshtimeve nga banorët dhe qytetarët e zonës. Të...
18:23 | 02/06/2026

Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të Gjuhës së Huaj. Procesi do...
08:14 | 02/06/2026

Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar të PS-së, sqaroi edhe çështjen e mbrojtjes së zonës së Pishë-Poros, për të cilën u...
10:54 | 01/06/2026