Pensionistët në Pogradec me qendër të re ditore

31 Janar 2024 | 16:58

Euronews Albania transmetoi vitin e kaluar problemin e mijëra pensionistëve të Pogradecit të cilët vuanin mungesën e një qendre ditore, çka i detyronte që e në dimër të qëndronin jashtë për të luajtur domino apo kaluar kohë me njëri tjetrin.

Bashkia e Pogradecit asokohe u zotua për të ndërtuar një qendër, e cila është jetësuar së fundmi.

Ambienti i ngrohtë do t’i japë mundësi pensionistëve të kalojë aty orët e ditës, konsumojnë kafe, lexojnë gazeta apo qoftë dhe të shohin televizor.

“Ne si bashki duhet të jemi pranë pensionistëve për gjithçka, sidomos për t’i ndihmuar edhe në marrjen e ilaçeve apo shërbimeve të tjera. Ne krahas kësaj qendre do vijojmë ndërtimin edhe të qendrës në parkun e qytetit, punimet e të cilës kanë ndalur për shkak të motit. Të dyja këto ambiente janë për ju dhe duhet t’i shfrytëzojmë sa më mirë”, tha Ilir Xhakolli, kryetar i Bashkisë Pogradec.

Pensionistët e pranishëm në këtë inaugurim tregojnë rëndësinë që ky investim ka për ta.

“Ju falënderojmë për këtë “institucion” të munguar që i duhej qytetit. Ne synojmë që këtu të realizojmë edhe takime apo aktivitete që do të kenë për qëllim zhvillimin e qytetit”, thotë një i moshuar.

Qendra ditore në Pogradec krahas shërbimit do të mundësojë dhe aktivitete të ndryshme argëtimi për pensionistët por e kujdes shëndetësor.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia

Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka shënuar këtë të enjte ditën e 54-të të saj. Protestuesit u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa...
21:41 | 23/07/2026

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
19:04 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026