“Gjeli kushton 9 mijë lekë”- Pensionistët në Vlorë të pakënaqur me shpërblimin
Fillimi i kësaj jave ka bërë që pensionistët të vrapojnë drejt zyrave të postave për të tërhequr bashkë me pensionin edhe shpërblimin prej 5 mijë lekësh për festat e fundvitit.
Qytetarët e Vlorës shprehen për Euronews Albania se janë të pakënaqur me këtë shpërblim duke e cilësuar atë si tallje ndaj tyre. Ata thonë se për festat e fundvitit me aq para ata nuk mund të blejnë asgjë.
“Ça bën ti me 100 mijë lekë që marr unë, ca të kënaqur me 100 mijë lekë pension mua vetëm ilacet e këmbës më bëjnë 100 mijë lekë, ca do bësh ti me 50 mijë lekë e di sa ka vajtur kaposhi, 90 mijë lekë se merr dot”, deklaroi një qytetar.
Ndërkohë një tjetër pensionist u shpreh: “Turp i madh që jep 50 mijë lekë për këtë milet, ajo është turp. Ajo ështe tallje, turpi botës”.
Ata sprehen se 50 mijë lekë janë shumë pak për kontributin e dhënë dhe të pamjaftueshme për festa.
“Mua do më jap 50 mijë lekë ai, kam punuar 45 vjet, i kemi dhënë këtij vëndi Shqipërisë kemi punuar në atë kohë marrë 150 mijë lekë pension. Ça 50 mijë lekë, ça do bëj më 50 mijë lekë?”- tha një tjetër.
Kujtojmë se në Vlorë në total janë 81 mijë pensionistë të regjistruar në sistemin e sigurimeve shoqërore, ndërsa shpërblimi i fundvitit është bërë tashmë traditë prej shumë vitesh.
Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka deklaruar më herë se shpërblimin e fundvitit do ta marrin edhe ata individë që dalin në pension, deri në datën 31 dhjetor.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë