Pentagoni përuron avionin “B-21”. SHBA, kontrast zhvillimit kinez

4 Dhjetor 2022 | 18:15

Avioni i ri amerikan, me kapacitete bërthamore dhe i pakapshëm nga radarët, bëri debutimin e parë të premten pas vitesh të tëra prodhimi në fshehtësi.

Testimi i tij është bërë në një kohë kur Departamenti amerikan i Mbrojtjes po punon për t’iu përgjigjur shqetësimeve për një konflikt të mundshëm me Kinën në të ardhmen.

“Sulmuesi B-21” është avioni i parë bombardues amerikan  në më shumë se 30 vjet. Thuajse çdo aspekt i programit të tij është sekret.

“Ky nuk është thjesht një avion tjetër. Ky mjet është mishërimi i vendosmërisë së Amerikës për të mbrojtur vendin që ne të gjithë e duam”, deklaroi sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin.

Produkti “B-21” është pjesë e përpjekjeve të Pentagonit për të modernizuar tre kolonat e trekëndëshit bërthamor, që përfshin raketa balistike të qëlluara nga toka dhe koka bërthamore të qëlluara nga nëndetëset.

Vëmendja e administratës amerikane po kalon nga fushatat e anti-terrorizmit ku ishte e fokusuar në dekadat e fundit tek përballja me modernizimin e shpejtë ushtarak të Kinës.

Kina është drejt rrugës për të pasur 1.500 armë bërthamore brenda 2035-s, me zhvillimet e armëve hipersonike, kapaciteteve kibernetike dhe ato hapësinore, që përbëjnë sfidën më sistematike ndaj sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Politikani amerikan ndalohet nga pushtuesit izraelitë në Bregun Perëndimor

Kongresmeni amerikan Ro Khanna ka deklaruar se u ndalua për rreth 90 minuta nga kolonë izraelitë gjatë një vizite në Bregun Perëndimor të pushtuar, duke...
22:10 | 11/07/2026

Të paktën gjashtë të vrarë gjatë sulmeve ruse në Ukrainë

Rusia ka kryer sulme me raketa dhe dronë ndaj Ukrainës të shtunën, duke të vrarë të paktën gjashtë persona dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë,...
22:06 | 11/07/2026

Kupa e Botës, Justin Bieber i është bashkuar listës së yjeve që do të interpretojnë në ndeshjen finale

Justin Bieber i është bashkuar listës së yjeve që do të interpretojnë në ndeshjen e funidt të Kupës së Botës në 19 korrrik në Nju...
21:03 | 11/07/2026