Ters në fushë, por edhe jashtë saj, ky padyshim nuk është momenti më i mirë për Pep Guardiolën, trajnerin e Manchester Cityt. Krahas problemeve me klubin britanik, i cili duket në krizë rezultatesh, spanjolli është ndarë edhe nga bashkëshortja e tij Cristina Serra. Arsyet nuk bëhet të ditura, por lajmi është bërë i ditur orëve të fundit në mediat spanjolle, ku thuhet se vendimi është marrë në muajin dhjetor. 53-vjeçari ka kërkuar nga miqtë e tij, familjarët e të dyja palëve që të mos përhapet informacioni, por duket se kjo gjë nuk ka ndodhur, e gjithcka është publikuar në media.
Çifti janë njohur me njëri-tjetrin në vitin 1994, ndërsa në vitin 2014 u kurorëzuan në martesë, e cila duket se ka zgjatur vetëm 10 vite. Pep dhe Cristina janë prindër të një djali dhe 2 vajzave, të cilët në kohën më të madhe kanë jetuar me nënën e tyre, ndërsa trajneri është detyruar të ndryshojë disa vendndodhje.
Në janar të 2024ës Pep u pa teksa fliste për bashkëshorten e tij duke pohuar: Gruaja ime është më e mira në botë në shumë gjëra, veçanërisht në modë. Ajo më thotë normalisht, mos vish këtë apo atë, kështu që unë e ndjek. Unë jam mjaft i zgjuar për të ditur kur njerëzit janë shumë më të mirë se unë, unë i ndjek këshillat e tyre.
Pas ndarjes, cifti kanë vendosur që të vijojnë marrëdhëniet shoqërore mes tyre.
LEXONI GJITHASHTU:
- Manchester City në krizë! Guardiola rinovon deri në vitin 2026
- “Fati” i Manchester Cityt në gjykatë, 115 akuza për parregullsi financiare