Peqin/ 89-vjeçari që nuk humb asnjë palë zgjedhje: Vota është detyrim qytetar
Në Njësinë Administrative Përparim të bashkisë Peqin, një nga votuesit më të vjetër është Arifi, 89 vjeç, i cili edhe këtë vit nuk mungoi në detyrën e tij qytetare, pavarësisht vështirësive shëndetësore.
I lindur në vitin 1935, Arifi ka qenë gjithmonë ndër të parët që është paraqitur në qendrën e votimit. “E bëja në këmbë herët e kaluara, madje vija i pari”, u shpreh ai, teksa këtë herë u shoqërua nga i biri me makinë, për shkak të gjendjes së përkeqësuar shëndetësore.
Për të, pjesëmarrja në zgjedhje është më shumë se një e drejtë, është një detyrim.
“Votoj gjithmonë. Vota është detyrim qytetar. Dilni dhe votoni sepse është detyrim”, tha ai.
Megjithatë, ai shpreh edhe një shqetësim të drejtë për votuesit e moshuar: “Duhet të na sjellin kutitë në shtëpi, në këtë moshë, nuk kemi pse dalim më.”
Kujtojmë që deri më tani, teksa një orë na ndan nga përfundimi i orarit zyrtar të votimit, 10749 votues ose gjithsej 37%, është pjesëmarrja në Peqin.
LEXONI GJTIHASHTU:
Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës