Përballja Fury-Joshua, dy kampionët britanikë ndeshen vitin tjetër
Boksierët britanikë, Anthony Joshua dhe Tyson Fury kanë arritur marrëveshjen për t’u ndeshur për titullin kampion të peshave të rënda. Fjalët për një takim të mundshëm mes dy gjigantëve angleze kanë qarkulluar që kur dy boksierët arritën të shpalleshin kampionë, në shkurt Fury arriti t’i merrte titullin kampion në federatën WBC amerikanit Deontey Wilder ndërsa Joshua i rimori titujt e 4 federatave, WBA, IBF, WBO dhe IBO meksikanit Andy Ruiz, në ndeshjen e revanshit në muajin dhjetor.
Menaxheri i Joshuas, bëri të ditur se dy boksierët kanë rënë dakord parimisht për zhvillimin e ndeshjes vitin e ardhshëm teksa është arritur edhe marrëveshja mbi termat financiarë. Në marrëveshje përfshihet edhe një ndeshje e dytë revanshi midis tyre.
Nga ana kontraktuale, Tyson Fury duhet të ndeshet më parë sërish me amerikanin Deontay Wilder, i cili deri përpara shkurtit nuk kishte asnjë humbje në karrierë me 44 ndeshje të fituara me 41 “Knock Down”-e. Megjithatë kampioni britanik u shpreh i lumtur mbi arritjen e marrëveshjes për t’u ndeshur me Anthony Joshuan.
“Kjo është ndeshja më e madhe në historinë e boksit britanik. Kemi arritur një marrëveshje për t’u ndeshur dy herë. Vitin tjetër do të keni mundësi të shihni sfidën Tyson Fury- Anthony Joshua. Më parë do më duhet të mposht edhe një herë Deontay Wilderin dhe vitin e ardhshëm do të ndeshem me Joshuan,” – u shpreh Fury, 31 vjeçar i cili në vitin 2016 u pezullua 2 vite për përdorim kokaine dhe humbi 4 titujt që ia kishte fituar më parë ish-kampionit ukrainas Wladimir Klitschko.
Lexoni gjithashtu:
Federer humbet sezonin, lëndimi i gjurit bëhet pengesë për zviceranin
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme