Përballjet në Europa League: Lazio konfirmohet në krye, rrezikon Roma
Fitorja ndaj Sociedadit i ka dhënë të drejtën Lazios të avancojë menjëherë në fazën tjetër të Europa League, ku regjistron 19 pikë. Skuadra e Baronit është e vetmja mes 36 ekipeve e cila numëron 6 fitore, ndërsa ka dhe një barazim ndaj Ludogorets në shtëpi. Të enjten italianët mposhtën Sociedadin pa vështirësi në shifrat 3-1 duke blinduar vendin e parë 1 javë para fundit të kësaj faze. Në këtë edicion të Europa League, deri më tani vetëm 3 skuadra nuk kanë pësuar humbje, Lazio, Manchester United dhe Galatasaray.
Djajtë e kuq regjistruan triumfin numër 4 në fazën e ligës, ku mposhtën Rangers në një duel që në minutat e fundit u bë edhe më i bukur. Përballja u mbyll 2-1 në Old Traford, ndërsa pjesë e sfidës ishte dhe mesfushori shqiptar Nedim Bajrami që luajti për 71 minuta dhe u vlerësua me notën 6.1 sipas Flashscore që ishte ndër më të ulëtat.
Më herët ishte një tjetër ekip anglez që fitoi, Tottenham në Gjermani përballë Hoffenheim. Maddison dhe dopieta e Heung Min Son i dhanë fitoren britanikëve, në anën tjetër Stach dhe Mokëa Ntusu. Me humbjen ndaj Alkmaar, Roma rrezikon pjesëmarrjen e saj më tej në garë në Europa League, pasi ka 9 pikë e renditet në vendin e 21.
Në 8 vendet e para renditen Lazio, Frankfurt, Bilbao, Man Utd, Lyon, Tottenham, Anderlecht dhe Steaua e Bukureshtit.
Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës