Përçarja për Ukrainën: Evropa samit në Paris, SHBA takime me zyrtarët rusë

17 Shkurt 2025 | 09:49

Liderët kryesorë evropianë pritet të mblidhen këtë të hënë në Paris për të diskutuar politikën e mbrojtjes, dhe mundësinë e një armëpushimi në luftën në Ukrainë. Në bisedime pritet të marrin pjesë përfaqësues nga Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania, Italia, Polonia, Spanja dhe Danimarka, si dhe përfaqësues nga Këshilli i BE-së dhe NATO-ja.

Takimi është organizuar me urgjencë, ndërsa zyrtarët amerikanë përgatiten për një takim me një delegacion rus në Arabinë Saudite të martën. Ministri i Jashtëm francez ka deklaruar se ky samit nuk duhet të “dramatizohet më tepër seç duhet”. Samiti vjen në një moment kritik të luftës, teksa presidenti amerikan Donald Trump ka marrë një rol aktiv për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Ndër temat kryesore të diskutimit në Paris pritet të jenë edhe shpenzimet ushtarake. Trump ka bërë thirrje që vendet evropiane të rrisin buxhetin e mbrojtjes në 5% të PBB-së, ndërkohë që objektivi aktual i NATO-s është 2%.

Ndërkohë, Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, është nisur drejt Arabisë Saudite për bisedime me zyrtarë rusë, me synimin për të negociuar një përfundim të luftës në Ukrainë. Atij i janë bashkuar Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Mike Waltz, dhe i Dërguari Special për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff. Ende nuk është konfirmuar se me kë do të takohet Rubio, por mediat e huaja raportojnë se ai ka zhvilluar paraprakisht një bisedë telefonike me Ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, të shtunën.

Burime për BBC bëjnë me dije se Kievi nuk është ftuar në bisedimet e Arabisë Saudite. Megjithatë, të dielën, presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky “do të përfshihet” në këtë proces.

Takimet në Paris dhe në Arabinë Saudite mund të shënojnë një pikë kyçe në përpjekjet ndërkombëtare për një zgjidhje diplomatike të konfliktit në Ukrainë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026