Përçarjet brenda PD, profesor Fuga: Basha nuk po pozicionohet si lider, s’ka negociata

6 Janar 2022 | 08:00

Profesor Artan Fuga deklaroi për “Mirëmëngjes” në Euronews Albania se Basha nuk po pozicionohet si duhet pas zhvillimeve të fundit në PD.

Sipas tij, kreu i Partisë Demokratike duhet të marrë pikërisht rolin e kryetarit dhe jo të bëhet palë.

“Zoti Basha u soll si palë në kuptimin që unë dhe ata që janë me mua dhe pala tjetër që janë ata që janë kundër meje. Jo, nuk ishte ky pozicioni që i takonte zotit Basha dhe këtu u pozicionua gabim,” – tha Fuga.

Në këndvështrimin e profesorit mbyllja e dyerve në PD, do të bëjë të mundur një shfaqje të shëmtuar më 8 janar atëherë kur Berisha ka thirrur protestën kombëtare.

Ndërsa, e klasifikoi veten si dikush që i dhimbset opozita dhe demokracia e vendit, Fuga theksoi se nuk do të ketë negociata.

“Çdo negocim është tani një mbarim i Partisë Demokratike dhe një delegjitimim  i të dy këtyre grupimeve,” – tha ai.

Së fundmi profesor Fuga uroi që të ketë përçarje edhe brenda Partisë Socialiste në mënyrë që të bëhet i mundur legjitimimi i zërave që mendojnë ndryshe.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik

Menjëherë pas sulmeve ajrore të Iranit ndaj bazave në Katar dhe Irak, Ministria e Punëve të Jashtme ka dalë me një njoftim urgjent për shqiptarët...
20:34 | 23/06/2025

Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri

Gratë në mbarë botën po bashkohen në protestë kundër qeverisë iraniane duke prerë flokët. Nismës i janë bashkuar edhe gratë shqiptare. Mëngjesin e ditës së...
08:41 | 19/10/2022

Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit

Gazetari i showbizit, Eraldo Rexha, është shprehur se në rrjetin social ‘Whatsapp’ ia ka lënë ‘seen’ moderatores Arbana Osmani. I ftuar në emisionin “Good Morning...
10:17 | 14/10/2022