Përçarjet e opozitës për sistemin zgjedhor, Andi Përmeti: Kërkojmë rishikim të dy neneve
Nuk ka zgjatur as 48 orë konsensusi i opozitës parlamentare për të iniciuar ndryshimin e Kushtetutës me qëllim hapjen e listave. Dy deputetët e Ballit Kombëtar Demokrat, Artur Roshi dhe Besnik Troplini kanë tërhequr firmën e tyre nga lista me 29 deputetë.
Por çfarë po ndodh në kampin opozitar? Deputeti i opozitës parlamentare, Andi Përmeti tha në Euronews Albania se 29 deputetët e opozitës në Kuvend kanë firmosur një kërkesë, e cila propozon rishikim të neneve 84 dhe 86 të Kushtetutës.
Sipas tij, opozita është e vendosur të kërkojë hapjen e sistemin elektoral.
“Është krijuar një lloj konfuzioni nuk e di ne tani me dashje apo se nga cila palë është krijuar, por ne deputetët e opozitës kemi bërë një kërkesë zyrtare të firmosur me 29 firma, e cila është për rishikimin 84 dhe 86 të Kushtetutës. Që janë pikërisht janë ato nene që mbajnë të mbyllura listat elektorale. Ne kërkojmë hapjen e sistemit. Sistemi është nevojë që sot të ndryshohet për t’iu hequr fuqinë perandorake që kanë tre veta për të vendosur për fat e të gjithë shqiptarëve. Propozimet tona kanë qenë për këtë pikë”, tha ai.
Në lidhje me dy propozimet e tjera për heqjen e koalicioneve parazgjedhore dhe pragut zgjedhor 5 për qind, deputeti Përmeti tha se ky draft nuk është firmosur nga opozita.
“Ai që kemi propozuar nga ne, pjesën tjetër nuk e di nga ka ardhur. Është një kërkesë, një faqe që kërkon rishikimin neneve 84 dhe 86 të Kushtetutës. Poshtë saj 29 firma të deputetëve të opozitës që e kanë depozituar në Kuvend. Drafti që parashikon heqjen e koalicioneve dhe 5 % të pragut nuk është firmosur nga ne”, tha ai.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania