80.1% e shqiptarëve mendojnë se të rinjtë janë guximtarë dhe të lirë. Të pyetur nga Barometri në Euronews Albania, vetëm 7.3% e të pyeturve mendojnë se të rinjtë nuk janë guximtarë dhe të lirë, ndërsa 12.6% janë neutralë.
Ajo që vihet re është që perceptimin si guximtarë dhe të lirë e kanë më shumë të rinjtë për veten, pasi grupmosha 18-24 vjeç zë 86.1% të atyre që i perceptojnë gjeneratën rreth të 20-ve si të tillë.
Një perceptim pozitiv si të guximshëm dhe të lirë për të rinjtë ka edhe grupmosha 45-54 vjeç me 84.8%. Ndërsa më pak të lirë dhe të guximshëm të rinjtë i percepton grupmosha 65-75 vjeç 69.8%.
43.8% e shqiptarëve mendojnë se të rinjtë marrin vetë vendime dhe i zgjedhin vet gjërat e tyre, 18% mendojnë të kundërtën, ndërsa 38.3% janë neutralë.
Por mesa duket edhe në këtë raste janë vetë të rinjtë që e perceptojnë veten si individë që i marrin vetë vendimet dhe zgjedhjet, pasi në këtë kategori grupmosha 18-24 vjeç zë 71.4%.
Më pas vihet re një rënie, duke nisur nga grupmosha 25-34 vjeç që zë 43% deri tek grupmosha 65-75 vjeç, që zë 32.8% tek ata që mendojnë se të rinjtë marrin vetë vendime dhe bëjnë vetë zgjedhjet e tyre.
37.2% e shqiptarëve mendojnë se të rinjtë janë të gatshëm të bëjnë sakrifica për punën dhe familjen. 21.4% mendojnë se të rinjtë nuk janë të gatshëm të bëjnë sakrifica për punën dhe familjen ndërsa 41.4% janë neutralë.
Edhe në këtë rast, ata që mendojnë se të rinjtë janë të gatshëm të bëjnë sakrifica për punën dhe familjen janë vetë ata, pasi grupmosha 18-24 vjeç zë 65.3%. Ndërkohë, kjo trajektore vjen në zbritje deri tek grupmosha 65-75 vjeç, që tek ata që besojnë se të rinjtë bëjnë sakrifica zënë vetëm 24.1%.
78.2% e shqiptarëve mendojnë se gjenerata rreth të 20-ve janë pa paragjykime dhe komplekse. Vetëm 6.5% mendojnë të kundërtën dhe 15.4% janë neutralë.
Perceptimin që të rinjë janë pa paragjykime dhe komplekse e kanë thuajse të gjitha grupmoshat, duke nisur nga grupmosha 18-24 vjeç me 84.5%; 25-34 vjeç me 80.8%; 35-44 vjeç me 72.7%; 45-54 vjeç me 81.9%; 55-64 vjeç me 76.1% dhe 65-75 vjeç me 72.7%.