Përdhunoi nipin 7-vjeç, Prokuroria kërkon 15 vite burg për shtetasin kosovar
Prokuria e Beratit, pasi ka mbyllur hetimet për 46-vjeçarin Belul Kokollari, që akuzohet për përdhunimin e nipit 7-vjeç, ka kërkuar sot përpara trupit gjykues 15-vite burgim për të.
Gjatë seancës së sotme që u zhvillua rreth orës 15:45,Kokollari mbërriti nën masa të rrepta sigurie, ndërkohë që për shkak të sensivitetit të çështjes mediat nuk u lejuan të merrnin pjesë në seancë.
Pasi prokurori Elidon Hysenaj kërkoi 15-vite burg për Belul Kokollarin, trupi gjykues e shtyu dhënien e vendimit penal për në 11 Korrik.
46-vjeçari Belul Kokollari ka lindur në Kosovë, në fshatin “Malësi e Madhe” në Prizren. Ai akuzohet për veprën penale të “Marrëdhënieve seksuale apo homoseksuale me të mitur”, parashikuar nga Neni 100,paragrafi i parë i Kodit Penal.
Kokollari akuzohet se ka përdhunuar nipin e tij 8-vjeç,me iniciale A.S në 4 Nëntor 2021 në banesën e tij në Malësinë e Madhe në Prizren, ku nipi kishte shkuar me pushime së bashku me nënën.
Pas përfundimit të hetimeve të kryera, që kanë zgjatur rreth 10-muaj,Prokuroria e rrethit të Beratit, e përfaqësuar nga prokurori Elidon Hysenaj, e përcjelli çështjen për gjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë Berat.
Sipas hetimeve të kryera dhe të dhënave të grumbulluara nga burimet e provave, Prokuroria e Beratit ka konfirmuar se, provohet se shtetasi Belul Kokollari ka përdhunuar nipin e tij 8-vjeç, asokohe kur ndodhi ngjarja e rëndë 7-vjeç.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë