Përdhunonte të miturën që kur ishte 8-vjeçe, prangoset 56-vjeçari shqiptar në Greqi

21 Janar 2024 | 12:28

Policia Greke ka arrestuar Kozma Dhimitër Papa, 56 vjeç nga fshati Dhrovjan i Bashkisë Finiq pasi akuzohet për përdhunim dhe vepra të turpshme me të mitur.

Sipas Prokurorisë së Posacme për krimet ndaj të miturve të Athinës, ka qënë një denoncim prej të ëmës së viktimës e cila është shtetase shqiptare që çoi në zbardhjen e akteve çnjerëzore që autori kryente me të miturën e datëlindjes së vitit 2008.

Prej verifikimeve rezultoi autori hynte në banesën e viktimës duke shfrytëzuar lidhjen personale me nënën e saj.

Çdo gjë nisi kur e mitura ishte në moshën 8 vjeçare.

Në atë periudhë Papa nisi të abuzojë me të miturën, madje gjatë kësaj periudhe nisën edhe aktet seksuale mbi trupin e saj.

E mitura u tregoi hetuesve se autori kryente akte seksuale me të që në moshën 8 vjeç dhe vazhdonte ende deri para pak ditësh.

Madje, herën e fundit që ata patën një kontakt, ajo ishte detyruar ti dërgojë autorit edhe një foto intime të saj. Ajo tha se kishte frikë ta denonconte pasi shqetësohej për sigurinë e saj dhe të mamasë së saj.

Ka qënë nëna e vajzës që zbuloi rastësisht fotot e vajzës së saj në telefonin e autorit dhe pasi verifikoi vërtetësinë e fakteve, e denoncoi atë në polici dhe prokurori.

Menjëherë ai u arrestua dhe pritet të përballet me vepra të dënueshme të parashikuara në 7 nene të kodit penal për krimet ndaj të miturve nën 14 vjeç.

Ai do të dërgohet në gjykatë për masë sigurie paraditen e së hënës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026