English

Përditësime LIVE 14 mars: Evakuohen me sukses 4 mijë civilë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Sot është dita nëntëmbëdhjetë e luftimeve në Ukrainë që nga mëngjesi i 24 shkurtit, kur presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi një “operacion ushtarak” dhe rusët nisën sulmet në të gjithë territorin e Ukrainës.

- Advertisement -

Zhvillimet kryesore të 24 orëve të fundit:

  • Të paktën 9 persona janë vrarë pas një sulmi me raketë në një kullë televizive në Antopol.
  • Negociatat dypalëshe shtyhen për ditën e martën për “arsye teknike”, tha këshilltari Zelensky.
  • Përfaqësuesit e Ukrainës dhe Rusisë hynë në raundin e katërt të bisedimeve për paqe. Pala ukrainase ka theksuar se kërkesa e tyre kryesore është armëpushimi, tërheqja e trupave rusë dhe dhënia e disa garancive për sigurinë e Ukrainës.
  • Mbi 2.8 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina që nga dita e parë e pushtimit rus, sipas raportit të fundit të IOM.
  • Të paktën 1 i vrarë nga bombardimet në rajonin e Kievit.
  • Zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov , tha se Kremlini nuk e përjashton mundësinë e marrjes nën kontroll të të gjitha qyteteve kryesore në Ukrainë që janë aktualisht të rrethuara nga forcat ruse.
  • Ndërron jetë një prej grave shtatzanë që u plagosën në sulmin e maternitetit në Mariupol, fotoja e së cilës bëri xhiron e botës teksa transportohej me barrelë. Raportohet se edhe foshnja e saj ka ndërruar jetë.
  • Vazhdojnë sulmet intensive ajrore të Rusisë, kryesisht në rajonin e Mariupolit.

 

22:42 – Zelensky  i kërkon parlamentit të shtyjë gjendjen e luftës

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky i ka dërguar parlamentit një projekt-ligj ku i kërkon të miratojë shtyrjen me 30 ditë të gjendjes së luftës në vend.

22:00 – Evakuohen rreth 4 mijë civilë në një ditë, konfirmon zv-kryeministrja

Foto: Ukraine NOW
Foto: Ukraine NOW

Mbi 4 mijë civilë janë evakuuar drejt zonave të sigurta ditën e hënë nëpërmjet 7 korridoreve të sigurta të kalimit, konfirmoi zv-kryeministrja Iryna Vereshchuk.

Ndërkohë tre misione të tjera nuk kanë mundur të përfundojnë me sukses, pasi civilët janë penguar nga trupat ruse të cilët i kanë detyruar të kthehen në qytetet e tyre, përfshi në rajonin e Kievit.

20:20 – Aktivistja ndërpret transmetimin e lajmeve në Rusi me pankartën “Jo luftës”

Një aktiviste ruse ka ndërprerë papritmas transmetimin e lajmeve në kanalin shtetëror pasi është shfaqur pas prezantueses me një pankartë ku shkruhej: “Jo luftës! Ndaloni luftën!”

“Mos besoni propagandën, po ju gënjejnë, rusët janë kundër luftës”, shkruhet më tej.

Sipas mediave në Ukrainë, aktivistja është punonjëse e kanalit dhe raportohet të jetë arrestuar.

20:00 – Kremlini: Nuk na ka ardhur ndonjë kërkesë për dialog mes Putin dhe Zelensky

Dmitry Peskov

Rusisë nuk i është kërkuar ende një bisede telefonike mes presidentit rus Vladimir Putin dhe homologut të tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, deklaroi të hënën zëdhënësi i Kremlinit.

19:15 – Bllokohet karvani që po dërgonte ndihma humanitare në Mariupol

Autokolona e automjeteve që po dërgonte ndihma humanitare drejt Mariupolit është ndaluar nga trupat ruse, raporton faqja zyrtare e bashkisë së qytetit.

18:30 – Të paktën 9 viktima pas sulmit të kullës televizive

Të paktën 9 persona kanë humbur jetën dhe 9 të tjerë janë plagosur pas sulmit ajror të një kulle televizive në Antopol, në rajonin Rivne, raporton guvernatori Vitaliy Koval.

18:05 – 600 pallate dhe 50 shkolla të shkatërruara në Kharkiv, thotë kryebashkiaku

Kharkiv

Kryetari i Bashkisë Kharkiv Igor Terekhov raportoi të hënën se qyteti në veriperëndim të Ukrainës ka pësuar dëme të riparueshme.

Sipas tij, rreth 600 pallate janë kthyer plotësisht në rrënoja. Po ashtu edhe 50 shkolla, spitale dhe maternitete.

18:00 – Pfizer do vazhdojë furnizimet në Rusi, të ardhurat do i shkojnë Ukrainës

Pfizer do të vazhdojë të furnizojë Rusinë me medikamente, por të ardhurat e përftuara do t’ia akordojë Ukrainës në formën e ndihmave humanitare, njoftoi kompania të hënën.

17:45 – OKB jep dhe $40 milionë në ndihma humanitare për Ukrainën

OKB do t’i akordojë Ukrainës dhe $40 milionë në ndihma humanitare, tha Sekretari i Përgjithshëm Antonio Guterres,

Ai tha se fondet do të shkojnë për ndihma si ushqime, ujë, medikamente dhe furnizime të tjera jetike për ukrainasit.

17:30 – Sulmi rus nuk është në rrugën e duhur, pranon aleati i Putinit

Sipas kreut të Gardës Kombëtare, ofensiva ruse në Ukrainë nuk po shkon sipas planit, raporton agjencia lajmeve Reuters.

Kjo është deklarata më e fortë e bërë nga një zyrtar i lartë i Kremlinit pas pushtimit të Ukrainës.

“Do të doja të thoja se po, jo çdo gjë po ecën aq shpejt sa ne do të dëshironim”, tha Viktor Zolotov, aleat i ngushtë dhe ish-truproje e presidentit Vladimir Putin.

17:17 –  Elon Musk sfidon Putinin në një duel

Elon Musk ka bërë një ofertë të pazakontë, ka sfiduar presidentin rus Vladimir Putin në një dyluftim për Ukrainën .

Ai që do të fitojë dyluftimin do të vendosë mbi fatin e Ukrainës, shkruan më tej Musk në Twitter.

16:15 – Trupat ruse hedhin në erë municione pranë stacionit bërthamor

Trupat ruse kanë hedhur në erë disa municione të vendosura pranë stacionit bërthamor Zaporizhzhya, sipas Energoatom, kompanisë shtetërore që administron katër stacionet bërthamore ukrainase.

“Dhe ata planifikojnë të vazhdojnë të kryejnë shpërthime në objektin më të madh bërthamor të Evropës”, paralajmëron kompania në Telegram, teksa i bëjnë thirrje Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) që të marrë masa.

16:10 – 2.8 milionë njerëz të larguar nga Ukraina

Më shumë se 2.8 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina për në vendet fqinje, sipas raportit të fundit të agjencisë së OKB për emigracionin (IOM)

“Njerëzit vazhdojnë të ikin nga lufta në Ukrainë çdo minutë,” shkroi IOM në Twitter të hënën, duke shtuar se ata kanë nevojë për “mbështetje të vazhdueshme”.

15:45 – Rusia lejon 160 automjete private të largohen nga Mariupoli

Mariupol, foto: Këshilli Bashkiak, Telegram

Rreth 160 automjete private janë lejuar të largohen nga Mariupoli, njoftoi të hënën Këshilli Bashkiak.

Automjetet janë larguar përmes korridorit të gjelbër dhe do të mbërrijnë në Berdyansk , edhe ky qytet nën kontrollin e rusëve.


15:24 – Dialogu pezullohet deri ditën e nesërme

Këshilltari i presidentit të Ukrainës, Mykhaylo Podolyak, njofton në Twitter se raundi i katërt i bisedimeve është pezulluar për shkaqe teknike dhe do të rifillojë të martën.

14:32 – Rusia mohon se i ka kërkuar ndihmë ushtarake Kinës

Rusia ka hedhur poshtë pretendimet e disa zyrtarëve amerikanë se Kremlini i ka kërkuar ndihmë ushtarake Kinës për pushtimin e Ukrainës.

09:53 – Sulmi rus pranë kufirit është mesazh për NATO-n, pretendon Polonia

Sulmi rus me raketa në një bazë ushtarake ukrainase pranë kufirit polak të dielën, ishte një përpjekje për të “kërcënuar” NATO-n, tha për BBC zëvendësministri i Jashtëm i Polonisë, Marcin Przydacz.

09:46 – Sot takimi i radhës mes zyrtarëve rusë dhe ukrainas për luftën

Sot është raundi i katërt i bisedimeve Rusi-Ukrainë për situatën e luftimeve, ndërsa në kuadër të sigurisë do të ketë edhe takime diplomatike mes SHBA dhe Kinës.

09:53 – Sulmi rus pranë kufirit është mesazh për NATO-n, pretendon Polonia

Sulmi rus me raketa në një bazë ushtarake ukrainase pranë kufirit polak të dielën, ishte një përpjekje për të “kërcënuar” NATO-n, tha për BBC zëvendësministri i Jashtëm i Polonisë, Marcin Przydacz.

09:03 – Rusia sulmon uzinën e aviacionit pranë Kievit

Rusia ka sulmuar një uzinë aviacioni në periferi të Kievit mëngjesin e të hënës.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

A mendoni se dhënia e 2 bonuseve për pensionistët këtë vit lidhet me fushatën elektorale?