Perëndimi dënon Hamasin, Moska qëndrim neutral
Vendet perëndimore shprehën “mbështetje të pakushtëzuar” për Izraelin dhe dënuan Hamasin me gjuhën më të ashpër. Presidenti amerikan Joe Biden garantoi se mbështetja e SHBA për Izraelin është solide si shkëmbi dhe paralajmëroi palë të tjera që të mos përfitojnë nga situata për të ndërmarrë veprime armiqësore.
“Në këtë moment tragjedie dua t’i them botës dhe terroristëve kudo që ndodhen: Shtetet e Bashkuara janë pranë Izraelit. Ne nuk do rreshtim kurrë së mbështeturi ata,” – deklaroi Biden.
Ndërkohë, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen e cilësoi sulmin e Hamasit si një “akt terrorist në formën më përçmuese”. “Terrorizmi dhe dhuna nuk zgjidhin asgjë”, tha nga ana tjetër shefi i Politikës së Jashtme të BE, Josep Borrell.
Ndërsa presidenti francez Emmanuel Macron kontaktoi autoritetet izraelite dhe ato palestineze në Bregun Perëndimor.
Ndryshe nga të tjerat, Rusia nuk shprehu mbështetje për Izraelin dhe as dënoi Hamasin, por u bëri thirrje të dyja palëve të ndalojnë dhunën.
Ndryshe nga vendet perëndimore, Moska nuk e konsideron Hamasin një grup terrorist dhe ruan marrëdhëniet diplomatike më lëvizjen islamike.
Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s
Ushtria izraelite: Kemi vrarë një komandant të Hamasit gjatë sulmeve në Gaza
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid