Perëndimi “presion” Emirateve të Bashkuara Arabe për sanksionet ndaj Rusisë
Britania, SHBA dhe Bashkimi Evropian po i bëjnë presion Emirateve të Bashkuara Arabe për të treguar se po godet firmat që shmangin sanksionet e vendosura ndaj Rusisë.
Sipas mediave të huaja, tre burime të veçanta perëndimore thanë se janë veçanërisht të shqetësuar për eksportimin e çipave kompjuterikë, elektronikë, makinerive dhe produkteve të tjera të sanksionuara në Rusi nga Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat mund të përdoren për të ndihmuar përpjekjet ushtarake të Moskës kundër Ukrainës.
Disa eksporte janë rritur që kur Rusia u godit nga sanksionet perëndimore, pohuan burimet.
Shtetet perëndimore zbatuan sanksione kundër Rusisë menjëherë pas fillimit të luftës në shkurt 2022, por vendet e tjera nuk janë duke i zbatuar këto sanksione.
Një zyrtar i Emirateve të Bashkuara Arabe tha se mbetet në dialog të ngushtë me partnerët e vendit të tij, përfshirë SHBA-në dhe BE-në, në lidhje me konfliktin e vazhdueshëm në Ukrainë dhe implikimet e tij për ekonominë globale.
LEXONI GJITHASHTU:
Sulm në zonën turistike të Zaporizhias, Rusia akuzon Ukrainën për 11 të vrarë
Rrëzohet hidroavioni në SHBA, shpëtojnë 11 personat në bord (VIDEO)
Zjarret në Spanjë përfshijnë observatorin kryesor të NASA-s, evakuohet kompleksi i komunikimeve hapësinore (VIDEO)
- 17:22 Sulm në zonën turistike të Zaporizhias, Rusia akuzon Ukrainën për 11 të vrarë
- 17:10 Arben Malaj konfirmon kandidaturën për kryetar të Bashkisë së Vlorës: Pse zgjodha të dal i pavarur
- 16:54 Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo
- 16:18 “Za Fest” pushton kalanë e Rozafës, qindra artdashës në natën e dytë të festivalit
- 16:09 Hapat e parë drejt fitores, Pogradeci organizon edicionin e katërt të “Maratonës së Bebeve” (VIDEO)
- 15:51 Rrëzohet hidroavioni në SHBA, shpëtojnë 11 personat në bord (VIDEO)