Sanksionet e BE-së kundër Iranit, Teherani: Për të ardhur keq, ne u vetëmbrojtëm
Ministri i jashtëm i Iranit, Hossein Amirabdollahian, deklaroi se sanksionet BE-së të vendosura pas sulmit të Iranit kundër Izraelit janë “për të ardhur keq” sepse vendi i tij veproi për t’u vetëmbrojtur.
“Është për të ardhur keq të shohësh BE-në të veprojë shumë shpejt për të aplikuar më shumë kufizime të paligjshme kundër Iranit vetëm sepse Irani ushtroi të drejtën e tij për vetëmbrojtje përballë agresionit të pamatur të Izraelit”, shkroi Amirabdollahian në X, përpara se t’i bënte thirrje BE-së të zbatonte sanksione ndaj Izraeli në vend të kësaj.
Irani lëshoi më shumë se 300 dronë dhe raketa mbi Izraelin në atë që tha se ishte hakmarrje ndaj një bombardimi të dyshuar izraelit të kompleksit të ambasadës së tij në Damask.
Të hënën, ministrat e jashtëm të BE-së ranë dakord në parim të zgjerojnë sanksionet ndaj Iranit duke zgjeruar masat kufizuese ndaj eksporteve të armëve të Teheranit, të çdo droni apo rakete.
LEXONI GJITHASHTU:
- Çfarë dihet deri tani nga sulmi hakmarrës i Izraelit ndaj Iranit
- Sulmi i Izraelit, zyrtari në Teheran: Irani s’ka plan për hakmarrje të menjëhershme
- Zyrtari iranian mohon sulmet: Objektet bërthamore janë të sigurta
Aeroplani përplaset mbi çatinë e një shtëpie në Gjermani, humb jetën piloti
Nga biçikletat te cilësia e jetës, kush janë 10 qytetet më të mira për të jetuar në 2026
Sulm në zonën turistike të Zaporizhias, Rusia akuzon Ukrainën për 11 të vrarë
- 18:47 Aeroplani përplaset mbi çatinë e një shtëpie në Gjermani, humb jetën piloti
- 18:06 Nga biçikletat te cilësia e jetës, kush janë 10 qytetet më të mira për të jetuar në 2026
- 17:22 Sulm në zonën turistike të Zaporizhias, Rusia akuzon Ukrainën për 11 të vrarë
- 17:10 Arben Malaj konfirmon kandidaturën për kryetar të Bashkisë së Vlorës: Pse zgjodha të dal i pavarur
- 16:54 Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo
- 16:18 “Za Fest” pushton kalanë e Rozafës, qindra artdashës në natën e dytë të festivalit