Perëndimi ‘ultimatum’ Vuçiçit: Deri në dhjetor të arrihet marrëveshja me Kosovën
Presioni ndaj Serbisë për Kosovën ka arritur kulmin dhe zyrtarët perëndimorë i kanë dorëzuar Beogradit një kërkesë të hapur: që deri në dhjetor të gjendet një zgjidhje dhe të arrihet një marrëveshje me Kosovën për normalizimin e marrëdhënieve.
“Me ndezjen e konfliktit ruso-ukrainas, qendrat perëndimore po nxitojnë ta mbyllin sa më shpejt këtë çështje dhe sipas informacioneve nga burime diplomatike, pritshmëritë e tyre janë që kjo të ndodhë në një afat shumë të shkurtër prej vetëm pak javësh, shkruan media serbe “Novosti”.
Në lidhje me këtë, ditën e nesërme presidenti serb Aleksandër Vuçiç do të dalë në një deklaratë për mediat.
Sipas disa informacioneve, nisur nga ky ultimatum, Perëndimi e sheh propozimin e kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe presidentit francez Emmanuel Macron si pikënisje për një marrëveshje të mundshme mes Kosovës dhe Serbisë.
Thelbi i kësaj, sipas medias është se “Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, por nuk do të kundërshtojë hyrjen e Kosovës në Kombet e Bashkuara”.
LEXONI GJITHASHTU:
Gjakova gjallërohet nga muzika dhe kultura, nis festivali “Ditët e Shqiptarëve”
BE reagon me shqetësim për largimin e prokurorëve serbë nga sistemi i drejtësisë në Kosovë
Haxhiu liron nga detyra prokurorët serbë të veriut
- 19:43 Dita e 52-të e protestës, qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë
- 19:37 “Sfiduan” paralajmërimin e Iranit, Bullgaria miraton vendosjen e avionëve ushtarakë amerikanë në bazën e Bezmerit
- 19:30 Irani paralajmëron Bullgarinë: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte
- 19:25 Lamallari: Xhamat e errësuar pa leje do të hiqen, rregullat njësoj për të gjithë
- 18:55 Gjakova gjallërohet nga muzika dhe kultura, nis festivali “Ditët e Shqiptarëve”
- 18:37 Tarifat 50% të Trump ndaj mallrave kanadeze, Carney: Ramë dakord të intensifikojmë negociatat tregtare (VIDEO)