Përfaqësuesi i eksporteve bujqësore: Rënia e euros po na falimenton
Filip Gjoka, përfaqësues i eksporteve bujqësore ishte një nga personat që firmosi letrën dërguar Guvernatorit të bankës dhe qeverisë.
Bizneset prodhuese dhe eksportuese po përjetojnë një situatë të vështirë financiare nga zhvlerësimi i euros. Për këtë arsye, ata i kërkojnë Guvernatorit dhe qeverisë të marrin masa emergjente.
Gjoka tha se në rast se qeveria nuk do të marrë masat, do të dëmtojë bizneset që merren me eksportin e produkteve të ndryshme.
“Rënia e fortë e euros për ne eksportuesit do të thotë që, e gjithë kostoja e blerjes së lëndës së parë është me lek, të gjitha kostot e tjera, energji, fuqi punëtore dhe shpenzime të ndryshme që ka një produkt për të dalë në eksport janë të gjitha me lek dhe ne shitjet i kemi me euro dhe një pjesë e jona e eksporteve me dollarë, zhvlerësimi i këtyre të fundit, por sidomos i euros na ul të ardhurat shumë,” – u shpreh Gjoka.
Ai tha se kjo sjell një problem të madh pasi duke kërkuar të rrisin çmimet, partnerët e huaj nuk do të jenë të gatshëm për një rritje çmimi tjetër. Rrjedhimisht kjo do të sjellë humbje.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 21:44 Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 21:44 Ish-lojtari i Interit dhe Milanit, Dario Simic arrestohet për korrupsion në Kroaci
- 21:43 Milan-Modriç, ‘martesa’ duket se do të zgjasë, kroati drejt qëndrimit edhe për një sezon
- 21:31 Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
- 21:31 “Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 21:25 Arrestohet 39-vjeçari në New York, kërcënoi me vrasje djalin e Donald Trump