Përfaqësuesi shkon seli për të dorëzuar dokumentacionin për kreun e PD! Berberi: Na thanë nuk ka njeri, kjo është e qëllimshme
Këtë të enjte, pak para orës 12:00, është paraqitur në selinë e PD-së përfaqësuesi i ish-deputetit Ervin Salianji për të dorëzuar kandidimin për garën e Partisë Demokratike. Përfaqësuesi i tij, Orest Berberi, është paraqitur pranë administratës së selisë, në holl, ku ka folur me rojën për të dorëzuar dokumentacionin e Ervin Salianjit.
Përfaqësuesi i Salianjit është shprehur për mediat se rojet i thanë se nuk ka përfaqësues për të pritur dokumentacionin në seli. Sipas tij, ata i thanë se nuk ka përfaqësues në zyrë.
Nga ana tjetër, Berberi i është përgjigjur pyetjes së një prej gazetarëve, se a i ka parë Salianji kriteret, duke qenë se kriteri i vendosur në formular është që nuk duhet të jesh i dënuar. Sipas gazetares, Salianji rezulton i dënuar me vendim të formës së prerë.
Gazetarja: “A e di zoti Salianji që ekziston ky kriter?!”
Berberi: “Vetë Berisha ka thënë se Salianji është martir i demokracisë për dënimin e tij. Tani kjo që po ndodh këtu është e qëllimshme për t’i prerë rrugën kandidimit.”
Skenë madhështore dhe pjesëmarrje masive, pamje nga koncerti i Kanye West në Tiranë
Dita e 42-të, nis marshimi i qytetarëve, gazetarja tregon intenerarin e rrugëve ku do të protestohet
Ekonomisti Muharremi: Review-të negative po shkatërrojnë Pasuritë Kombëtare, e njoh mirë turizmin
- 22:50 Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Konfliktin e dinë të gjithë, është ruajtur
- 22:29 Dy automjete përplasen në aksin Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në mjet
- 22:29 “Tirona o nona”, Rama ndan pamje nga koncerti “YE”: Shqipëri e bukur europiane
- 22:21 Skenë madhështore dhe pjesëmarrje masive, pamje nga koncerti i Kanye West në Tiranë
- 22:10 Politikani amerikan ndalohet nga pushtuesit izraelitë në Bregun Perëndimor
- 22:06 Të paktën gjashtë të vrarë gjatë sulmeve ruse në Ukrainë