Performanca e partive në zgjedhje, PS tejkaloi pritshmëritë, PD dhe LSI zhgënjyen
Rezultati i zgjedhjeve të 25 prillit në të shumtën e rasteve ka tejkaluar pritshmëritë e votuesve të Partisë Socialiste, ndërsa Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim zhgënjyen gjysmën apo dhe më shumë të mbështetësve të tyre, të cilët prisnin një performancë më pozitive.
Kështu rezultoi nga sondazhi i kryer për Euronews Albania prej kompanisë prestigjioze MRB, ku ra në sy fakti se vetëm një pjesë e papërfillshme e votuesve të PD-së (1.6%) e cilësojnë rezultatin e saj “më të mirë nga sa pritej”.
Votuesit e Partisë Socialiste vlerësuan se ajo performoi:
-
-
- Aq mirë sa prisja – 15.8%
- Disi më mirë nga sa prisja – 28.7%
- Shumë më mirë nga sa prisja – 26.3%
- Aq keq sa prisja – 11.3%
- Disi më keq se sa prisja – 7.3%
- Shumë më keq nga sa prisja – 7.1%
-
Votuesit e Partisë Demokratike vlerësuan se ajo performoi:
-
-
- Aq mirë sa prisja – 15.8%
- Disi më mirë nga sa prisja – 12.4%
- Shumë më mirë nga sa prisja – 1.6%
- Aq keq sa prisja – 18.7%
- Disi më keq se sa prisja – 28.7%
- Shumë më keq nga sa prisja – 21.2%
-
Votuesit e Lëvizjes Socialiste për Integrim vlerësuan se ajo performoi:
-
-
- Aq mirë sa prisja – 6.4%
- Disi më mirë nga sa prisja – 3%
- Shumë më mirë nga sa prisja – 2.4%
- Aq keq sa prisja – 23.6%
- Disi më keq se sa prisja – 22.3%
- Shumë më keq nga sa prisja – 41.2%
-
Performanca e partive në zgjedhje, PS tejkaloi pritshmëritë, PD dhe LSI zhgënjyen by Euronews Balkans
Metodologjia
Sondazhi u bë për Euronews Albania nga kompania prestigjioze MRB, e cila zhvilloi 1,000 intervista (49.5% meshkuj, 50.5% femra) ballë për ballë në zonat urbane dhe rurale me persona me të drejtë vote (mbi 18 vjeç) nga data 25 maj deri më 2 qershor.
Nikollë Lesi: Ja pse po të isha gjyqtar do ia jepja PD-në Berishës
Balina Bodinaku: Militantët nuk zhgënjehen kurrë nga një lider autoritar pasi kanë një raport idealizimi
Manjani: Maksimumi që mund të bëjë Basha është ndonjë LSI brenda PD. Ka çuar në Kuvend ligje fashiste
- 11:00 Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
- 10:59 Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
- 10:56 Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe
- 10:54 Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së
- 10:51 Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh
- 10:44 Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin