Spërkatet me benzinë dhe i vihet flaka vilës në Berat gjatë natës

12 Dhjetor 2023 | 09:21

Pak minuta pas mesnate një zjarr ka rënë në një vilë 3-katëshe në lagjen “30-Vjetori” në Berat. Gjatë momentit të zjarrit në vilën në pronësi të Dritan Qato i cili prej shume vitesh është emigrant në Itali ndodhej babai i tij Shain Qato 78 vjeç i cili prej disa kohësh jetonte vetëm në ambientet e vilës.

“Në orën 24:00 morëm njoftim nga një qytetar për një zjarr banese në një vilë 3-katëshe, menjëherë në vendngjarje shkojë grupi shërbimit më një mjet zjarrfikës dhe me të ardhur në vendgjarje pamë që vila ishte shpërthyer në zjarr, kati i tretë i vilës kishte shpërthyer në zjarr. Pronari i vilës quhet Dritan Qato i cili jeton në Itali dhe aty ndodhej babai i pronarit Shaih Qato 78 vjeç në katin e dytë, Shaihini ishte në gjumë”- tha Artan Merko Shefi i Repartit zjarrfikës Berat.

Sipas shefit të repartit zjarrfikës ekipi i zjarrfikësve kanë evidentuar se ambientet e vilës ishin të spërkatura me benzinë, ndërsa janë lajmëruar dhe strukturat policore për kqyerjen e vendngjarjes pasi dyshimet e para janë për zjarrvënie të qëllimshme.

“Menjëherë u bë ndërhyrja  sepse vila ishte spërkatur nga të katër anët me benzinë, u bë e mundur ndërhyrja nga forcat tona, kërkuam dhe grupin e gatshëm  në ndihmë erdhën dhe dy mjete të tjera zjarrfikëse dhe u bë e mundur fikja komplet  e vatrës së zjarrit”- shtoi ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026

“U miratua marrëveshja me Slloveninë për sigurimet shoqërore”, ministrja Ibrahimaj: Po negociohen edhe 4 marrëveshje të tjera

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë këtë të mërkurë, në një deklaratë për mediat, njoftoi se është miratuar...
13:15 | 15/07/2026