Përfshihet nga flakët banesa në Romë, plagoset rëndë turisti britanik

24 Mars 2025 | 15:30

Një turist britanik ka mbetur i plagosur rëndë pas një shpërthimi të dyshuar gazi, i cili shkatërroi një B&B trekatëshe në Romë. Grant Paterson, 54 vjeç, nga East Kilbride në South Lanarkshire, u djeg rëndë gjatë shpërthimit që ndodhi të dielën në mëngjes në zonën Monteverde të qytetit italian.

Paterson u nxorr nga rrënojat nga zjarrfikësit dhe aktualisht është duke u trajtuar në spitalin Sant’Eugenio. Ai ka pësuar djegie të shkallës së tretë në të paktën 70% të trupit të tij dhe gjendja e tij është kritike.

Zyra e Jashtme, Commonwealth dhe Zhvillim (FCDO) ka njoftuar se është në kontakt me autoritetet lokale për t’u informuar mbi zhvillimet. Paterson, i cili kishte mbërritur në Romë më 17 mars, kishte planifikuar të kthehej në shtëpi të hënën. Postimet e tij në mediat sociale tregojnë se ai kishte vizituar disa nga pikat më të famshme turistike të qytetit, si Koloseu dhe Panteoni, para se të ndodhte ky incident tragjik.

Në një postim para shpërthimit, ai kishte shkruar: “Akomodimi është i bukur. Kjo duhet të jetë një javë e mirë… nëse nuk vritem në një mënyrë të papritur.”

Kryetari i bashkisë së Romës, Roberto Gualtieri, vizitoi vendin e ngjarjes dhe bëri një deklaratë për gazetarët, duke thënë se ishte urdhëruar një hetim i plotë mbi shpërthimin. Ai theksoi se, megjithëse nuk kishte viktima, një person kishte pësuar plagë të rënda. “Me shumë mundësi ai është mysafir i një objekti mikpritjeje, me origjinë skoceze,” shtoi ai.

Sipas autoriteteve, shpërthimi ishte shumë i fuqishëm dhe ka shkaktuar shembjen e një ndërtese, ndërsa muri i Villa Pamphili është dëmtuar gjithashtu. Hetimet për të përcaktuar shkakun e shpërthimit vazhdojnë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

80 ampula fentanil të vjedhura nga spitali në Romë, nis hetimi për trafikim

Qeveria italiane ka ngritur alarmin pasi 80 ampula fentanil janë vjedhur nga farmacia e spitalit Israelitik në Romë, pa asnjë shenjë hyrjeje me forcë. Sasia...
16:29 | 05/07/2026

Protestat përfshijnë Gjermaninë plot tensione, kundra ekstremit të djathtë,! Çfarë dimë dei tani

Tensione të larta dhe përplasje mes Policisë dhe protestuesve shoqëruan konferencën e partisë së ekstremit të djathtë Alternative für Deutschland (AfD), ku mijëra demonstrues u...
21:43 | 04/07/2026

Protesta në Francë, kërkohet reformë e thellë në luftën kundër dhunës seksuale

Shoqatat feministe dhe të mbrojtjes së fëmijëve duan njohjen e “natyrës sistemike” të dhunës seksuale dhe një “ligj gjithëpërfshirës” për ta luftuar atë, në vend...
20:25 | 04/07/2026