Përfshihet nga flakët një automjet në Korçë

11 Qershor 2024 | 09:28

Një mjet është përfshirë nga flakët në ecje në afërsi të një karburanti në pjesën e unazës veriore të qytetit të Korçës.

Drejtuesi i mjetit sapo ka parë flakët ka dalë menjëherë përjashta ndërkohë që automjeti i tij tip “Ford” me targat AB 976EB është djegur pothuajse plotësisht, megjithese shërbimi zjarrfikës ka shkuar shpejt në vendin e ngjarjes.

Mendohet se shkak i zjarrit është bërë një defekt elektrik në mjetin e cili ishte i pajisur me bombël gazi.

Ky është rasti i dytë brenda pak ditësh që mjetet përfshihen nga flakët. Në rastin e parë kemi një të plagosur rëndë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026