Përfshihet nga flakët një punishte druri në Pogradec, mijëra euro dëme
Një punishte druri është përfshirë nga flakët në Pogradec. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit.
Sektori për Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi (MZSH) në Pogradec ka marrë njoftimin për zjarrin në orën 03:00.
Grupi i shërbimit ka shkuar në vendngjarje dhe është bërë e mundur shuarja e flakëve.
Pronari jetonte në katin e 3 të godinës. Fatmirësisht, nuk ka të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale.
Vlera e makinerive të shkrumuara nga flakët shkon deri në 90 mijë euro.
Fatmirësisht, nuk ka të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale.
Zjarrfiksja ka mundur të shpëtojë objektet që kanë qenë përreth, ndërkohë që shkaku ende nuk dihet dhe policia është në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.
LEXONI GJITHASHTU
Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës