Përfshirja e administratës në fushatë nxit debate mes Godoles dhe Maznikut
Drejtuesja e IDMC-së, Jonila Godole thotë se rrjedhja e të dhënave personale nga institucionet e publike mund të mobilizojë votuesit e pavendosur, kryesisht në zonën e Tiranës.
“Duket sikur PD ka arritur maksimumin e vet. Unë mendoj se do ketë një rritje dhe mund të kemi 17 mandate për PD, ku do të ndikonte edhe skandali i fundit i të dhënave. Të paketën në rrethin e Tiranës ka për të ndikuar. Unë mendoj se ka për të ndikuar tek një pjese e madhe që mund të ishte e pavendosur, por mbase vetëm për këtë gjë mund të sensibilizohej”, theksoi ajo.
Gjithsesi, ajo thotë se në garë ka edhe një lloj pabarazie mes partive politike. Teksa citoi publikimet e bëra në media, ajo theksoi se në qarkun e Tiranës janë identifikuar patronazhistë, të cilët janë nëpunës publikë të angazhuar në fushatë për PS-në. Ajo theksoi se punonjësit e administratës në vend që të ishin në punë janë angazhuar në fushatë dhe kjo për të është e papranueshme.
“Gjatë kohës që opozita kishte filluar fushatën, PS me ndihmën e punonjësve që duhet të ishin në punë dhe që mbahen në taksat tona bënin fushatën e tyre shumë të fortë. Është një makineri shumë e fortë. Unë shpresoj tek zona e Tiranës ku janë njerëzit janë më individualistë”, tha ajo.
Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, tha në “Barometrin Politik” se çdo qytetar ka të drejtë të angazhohet në politikë për aq kohë sa është konform rregullave ligjore.
“Ne nuk duhet të demonizojmë angazhimin politik të njerëzve. Qytetarët e këtij vendi, pavarësisht se ata punojnë në administratën publike kanë dhe duhen të kenë të drejtën e tyre të angazhohen në politikë në mënyrë aktive. Padyshim që njerëz që punojnë në bashkinë e Tiranë kanë të drejtë të angazhohen në politikë për njërën palë ose tjetrën për aq kohë sa janë në përputhje me ligjin”, tha Mazniku.
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, citoi ligjin se çfarë detyrimesh ka nëpunësi mbi bindjet e tij politike, ndërsa u shpreh si vijon: “Ja ta them unë ligjërisht dhe nuk jam i vetëm për fatin tim të mirë dhe është edhe Pranvera Strakosha që mendon kështu, Komisionere e Shërbimit Civil, e emëruar nga qeveria: “Në bazë të nenit 37. 1 në “Ligjit për nëpunësin civil” dhe e citon ligjin: nëpunësi civil nuk mund të shpreh publikisht bindjen apo preferencat e tij politike”, theksoi ai.
Nikollë Lesi: Ja pse po të isha gjyqtar do ia jepja PD-në Berishës
Balina Bodinaku: Militantët nuk zhgënjehen kurrë nga një lider autoritar pasi kanë një raport idealizimi
Manjani: Maksimumi që mund të bëjë Basha është ndonjë LSI brenda PD. Ka çuar në Kuvend ligje fashiste
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta