Përfundimi i mandatit të gjyqtares Bejtja, Gjykata Kushtetuese zyrtarizon vakancën
Gjykata Kushtetuese për mes një njoftimi këtë të premte ka zyrtarizuar vakancën për gjyqtar në këtë instiucion. Vakanca vjen pas deklarimit të përfundimit të mandatit të gjyqtares, Sonila Bejtja.
Gjykata Kushtetuese në njoftim thekson se mandati i gjyqtares ka përfunduar më 25 prill të këtij viti. Me shpalljen e vakancës, presidenti Bajram Begaj si institucion emërtese hap garën për gjyqtar të Kushtetueses.
“Vendimi përfundimtar do të publikohet në faqen zyrtare të Gjykatës, si dhe do u dërgohet palëve në proces, i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese
KËRKUES: Presidenti i Republikës së Shqipërisë
NUMËR/DATË REGJISTRI THEMELTAR: Nr. 1/1 (P) 2025 i Regjistrit Themeltar, datë 30.01.2025
OBJEKTI: Deklarimi i mbarimit të mandatit të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese.
DATA E VENDIMMARRJES: 24.10.2025
DISPOZITIVI -Deklarimin e mbarimit të mandatit të gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese, zonjës Sonila Bejtja, në datën 25.04.2025. -Njoftimin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë si organi i emërtesës”, shkruhet në njoftim.
LEXONI GJITHASHTU:
“Më çuan njerëz te shtëpia” Koçeku zbulon mesazhet dhe telefonatat pas vendimit për t’u larguar nga PS
Qeveria miraton pagesa më të larta për orët shtesë dhe turnet e natës për zjarrfikësit
Zanatet drejt zhdukjes, të rinjtë nuk preferojnë profesione të vjetra
- 21:05 “Më çuan njerëz te shtëpia” Koçeku zbulon mesazhet dhe telefonatat pas vendimit për t’u larguar nga PS
- 20:58 Kartoni i kuq kundër Meksikës, Jarell Quansah pezullohet për dy ndeshje në Kupën e Botës
- 20:54 “Me Ramën fola 3 ditë pas vendimit”, Koçeku: Më tha që do të ngelem vetëm, por unë…
- 20:42 U dëmtua gjatë ndeshjes ndaj Belgjikës, Christian Pulisic pësoi frakturë në këmbën e djathtë
- 20:35 Qeveria miraton pagesa më të larta për orët shtesë dhe turnet e natës për zjarrfikësit
- 20:33 Sulmet SHBA-Iran, çmimet e naftës bien me më shumë se 2%