Përfundojnë në spital mbi 30 nxënës nga helmimi në Shkodër
Mbi 30 nxënës të shkollës 9-vjeçare “Adem Haxhia” në Postribë të Shkodrës janë paraqitur gjatë mbrëmjes të së enjtes në Urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër, si pasojë e helmimit.
Dyshimet e para sipas familjarëve janë se helmimi mund të jetë shkaktuar nga konsumimi i produkteve të një “fast-foodi” pranë shkollës.
Nxënësit kanë shfaqur simptoma të tilla si të vjella, temperaturë dhe marrje mendsh dhe menjëherë kanë marrë trajtim mjekësor në spital.
Shefja e shërbimit në repartin infektiv, Rezarta Bazhdari, thotë se nuk ka vend për panik, teksa shton se janë marrë mostrat për të bërë analizat që të nxirren agjentët shkaktues.
“Për 24 orë janë paraqitur 34 raste. 8 ndodhen të shtruar, ndërkohë që situata është nën kontroll. Nuk ka vend për panik. Spitali po e përballon situatën. Edhe këto raste janë më intoksikim. Janë marrë mostrat për të bërë analizat që të nxirren agjentet shkaktues”, tha mjekja Bazhdari.
Drejtoresha e shkollës, Edlira Alija, thotë për mediat se nuk ka asgjë alarmante rreth situatës, por shton se do të flasë në një moment të dytë në qoftë se konfirmohet helmimi.
“Kemi pasur disa nxënës me probleme shëndetësore, që ndoshta mund të jenë probleme të virozës së stinës. Gjithsesi, për një rezultat përfundimtar do të presim përgjigjen e AKU-së dhe analizat që po i bëhen ujit të pijshëm”, deklaroi Alija.
Drejtoresha e Shëndetit Publik, Dhurata Hysa, ka hedhur hipotezën se helmimi mund të ketë ardhur edhe nga uji, duke këshilluar qytetarët të mos e konsumojnë atë.
Pas situatës së krijuar, policia shoqëroi pronarët e “fast-foodit” për deklaratë, ndërsa Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shkodër ka nisur verifikimet.
Samiti i “Accenture Greqi” në Tiranë: Si inteligjenca artificiale po transformon bizneset
Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni
Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit