Përfundon misioni ‘Inspiration4’, rikthehet nga hapësira ekuipazhi i parë me turistë
Ekuipazhi me turistë i SpaceX është rikthyer me sukses në Tokë pas tre ditëve në hapësirë ku udhëtuan rreth e rrotull globit.
Ekipi i “Inspiration4” u ul në ujërat e oqeanit Atlantik pranë Florida-s, duke përfunduar me sukses misionin e tyre historik.
“Ky mision i ka treguar botës se hapësira është për të gjithë ne”, kështu është shprehur kompania SpaceX.
Komandanti i misionit Jared Isaacman tha përmes radios menjëherë pas uljes se “ky ishte një udhëtim i paparë”.
Nuk mungoi edhe komenti i Elon Musk, i cili shkroi në Twitter: “Urime @ Inspiration4x !!!”
Katër anëtarët e ekuipazhit u nxorën nga kapsula hapësinore dhe hipën në një helikopter për t’u ribashkuar me familjet e tyre.
Inspiration4 është misioni i parë i drejtuar vetëm nga civilët dhe një hap i madh në turizmin hapësinor nga një kompani private.
Ekuipazhi i turistëve u nis të mërkurën dhe preku Tokën mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:00.
Turistët udhëtuan në mungesë të peshës, deri në lartësinë 575 km. Gjatë tre ditëve të udhëtimit kapsula u rrotullua rreth globit 15 herë në ditë.
Kapsula u krijon turistëve mundësinë të vëzhgojnë pamje spektakolare të Tokës.
Inteligjenca artificiale kthehet në “asistent blerjesh” online
Studimi: Arti dhe kultura mund të ngadalësojnë plakjen biologjike
“Jam goca që thyen kockat”, akrobatja 17-vjeçare: Më thonë a ke hequr brinjët!
- 14:02 Nga Chevrolet te raketat Patriot, Amerika ndryshon strategjinë ushtarake
- 13:36 KQZ certifikoi rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë, ja sa ulëse fituan LVV, PDK, LDK dhe AAK në Kuvend
- 13:27 Barack Obama i ka ngritur një monument vetes
- 13:18 Protesta në Tiranë, policia ndjek penalisht 15 persona: Prishje e qetësisë publike dhe pengim i qarkullimit
- 13:10 Trump kërcënon me tarifa shtesë për vendet evropiane
- 12:55 “Rama n’burg, Berisha n’burg”, Berisha komenton thirrjet ndaj tij në protestë: Janë mjeranë