Përfundon paraqitja e provave për Salih Mustafën në Hagë
24 Qershor 2022 |
10:42
Trupi gjykues në rastin ndaj Salih Mustafës në Hagë i ka dhënë fund paraqitjes së provave dhe ka urdhëruar palët që të dorëzojnë dosjet e tyre përfundimtare deri më 21 korrik.
Ndërkohë është caktuar që nga 13 deri më 15 shtator, afati për dhënien e deklaratave përmbyllëse.
Gjykimi për ish-pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa filloi në shtator të vitit 2021.
Në këtë proces gjyqësor janë dëgjuar 13 dëshmitarë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, shumë prej të cilëve të mbrojtur dhe në seanca të mbyllura apo të redaktuara. Ndërsa mbrojtja e Salih Mustafës ka paraqitur 15 dëshmitarë.
Mbi Sali Mustafën rëndon akuza për krime luftë midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania